LAJMI I FUNDIT:

Kush i kontrollon realisht rezervat e naftës dhe gazit në botë?

Kush i kontrollon realisht rezervat e naftës dhe gazit në botë?

Sipas rezultateve të hulumtimit të fundit, rreth 65 për qind e rezervave të naftës dhe gazit në botë janë nën kontrollin e kompanive shtetërore.

Përveç kësaj, kompanitë shtetërore bënë më shumë se 40 për qind të zbulimeve të reja të rezervave të energjisë.


Shtatë kompanitë kryesore shtetërore, Saudi Aramco, Qatar Energy, Adnoc i Abu Dhabi, Gazprom dhe Rosneft i Rusisë, Kompania Kombëtare e Naftës e Iranit dhe PDVSA e Venezuelës, vlerësohet të jenë në gjendje të ruajnë prodhimin e tyre aktual të naftës për 40 deri në 60 vitet e ardhshme edhe më gjatë nëse shfrytëzojnë rezervat.

Që nga viti 2011, kompanitë shtetërore kanë zbuluar 41 për qind të të gjitha zbulimeve të reja të naftës dhe gazit, dhe kjo përqindje është rritur edhe më shumë në favor të kompanive shtetërore që nga viti 2018, treguan rezultatet e hulumtimit.

Një problem i madh në treg është ai i shtatë prodhuesve më të mëdhenj të naftës në botë, të cilët kontrollojnë dy të tretat e tregut, rreth katër janë nën një lloj sanksioni: Kompania Kombëtare e Naftës Iraniane, Gazprom, Rosneft dhe PDVSA, raporton portali i specializuar Oilprice.

Është ende një pyetje e hapur nëse nafta do të jetë e rëndësishme si një burim energjie në 50 vjet, dhe evropianët dhe amerikanët shpesh kanë sugjeruar se karburantet fosile kanë vetëm disa vite jetë të lehtë. Megjithatë, rritja e kërkesës për gaz LNG në Evropë sugjeron të kundërtën. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Pixels
50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe

50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe

Frigo Deluxe
Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project

Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project

My Skin Project
Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Foleja
Bankimi islam në Kosovë pa kamatë, por jo pa fitim

Bankimi islam në Kosovë pa kamatë, por jo pa fitim

Ekonomi
Kompania e njohur e dyqaneve ushqimore “Lidl

Kompania e njohur e dyqaneve ushqimore “Lidl", pritet të investojë në Kosovë - Qeveria ia propozon tri lokacione strategjike

Ekonomi
Kalo në kategori