LAJMI I FUNDIT:

Kush janë pesë kandidatët për një anëtar të Bordit të BQK-së që pritet të votohet nga Kuvendi i Kosovës?

Kush janë pesë kandidatët për një anëtar të Bordit të BQK-së që pritet të votohet nga Kuvendi i Kosovës?

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere në fillim të këtij muaji i ka përcjell Kuvendit emrat e kandidatëve për anëtarë jo-ekzekutivë të Bordit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK).

Në listën e parë për plotësimin e pozitës për një anëtar jo-ekzekutiv të Bordit të BQK-së janë Bashkim Nurboja, Bedri Peci, But Dedaj, Kosovare Ukshini dhe Mimoza Mustafa.

Votimi për këta anëtarë do të bëhet me votim të fshehtë në seancën plenare të radhës të Kuvendit të Kosovës, shkruan Telegrafi.

Po, kush janë pesë kandidatët e parë që pritet ta plotësojnë një vend si anëtar jo-ekzekutiv.

Dërgohen në Kuvend për votim emrat për anëtarë të Bordit të BQK-së
Lexo po ashtu Dërgohen në Kuvend për votim emrat për anëtarë të Bordit të BQK-së

Bashkim Nurboja është doktor i shkencave ekonomike, të kryer në Universitetin e Lubjanës në Slloveni.

Nurboja është i lindur në Pejë.

Ai në vitin 2014, ka qenë edhe kandidat për deputet në zgjedhjet e përgjithshme, kurse në zgjedhjet e vitit 2019 po ka qenë kandidat Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Pejës.

Kosovare Ukshini mban titullin doktor e shkencave ekonomike, të kryer në Universitetin e Evropës Juglindor të Maqedonisë së Veriut.

Ukshini ka lindur në Gjakovë.

Ajo është profesoreshë e ndërmarrësisë dhe ligjëruese e menaxhimit.

Kuvendi sot mban seancë, në rend dite 36 pika 
Lexo po ashtu Kuvendi sot mban seancë, në rend dite 36 pika 

Bedri Peci ka doktoruar në shkencat juridike, të kryer në Universitetin e Grazit në Austri.

Peci është u lindur në Mitrovicë.

Ai ka qenë kryesues i Bordit të Bordit të Bankës Qendrore të Kosovës nga viti 2014 deri 2018.

Mimoza Mustafa është kandidate për doktoraturë në Universitetin e Lubjanës në Slloveni. Ajo ka magjistruar në financa pranë Cass Business School në Londër të Britanisë së Madhe.

Mustafa për tetë vite ka punuar si ekonomiste e lartë në Bankën Qendrore të Kosovës, në Departamentin e Stabilitetit Financiar dhe Analizës Ekonomike.

Që nga viti 2006 është profesoreshë në Universitetin Amerikan në Kosovë (AUK) në lëndën e Matematikës dhe Statistikës.

But Dedaj mban titullin doktor i shkencave ekonomike, të kryer në Universitetin e Prishtinës.

Dedaj është i lindur në Klinë.

Aktualisht është profesor asistent në Fakultetin e Ekonomisë në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”. Dedaj gjithashtu ka qenë dekan i këtij fakulteti.

Kujtojmë se ka më shumë se një vit që BQK-ja ka mbetur pa Bord funksional në mungesë të kuorumit. Banka Qendrore e Kosovës për këto pozita kishte shpallur dy konkurse. /Telegrafi/