Kosova U-21 ka marr një barazim pa gola kundër Kampionati Evropian, Gjermanisë në ‘Adem Jashari’.

Një ndeshje që bëri shumë kë të ndjehet krenar me paraqitjen e djelmoshave.


Me 11 pikë nga tetë ndeshje, rezultati mbetet shumë i mirë, ndërsa Kosova ka gjasa që të jetë pjesë e Kampionatit  Evropian, por shumë të vogla.

Kosova Gjermania18 Para ndeshjes

Ndeshja e së martës nxori në pah disa lojtarë të rinj që shihen si e ardhmja e Kosovës.

Por kush janë këta djem dhe na kush udhëhiqen?

Trajneri i Kosovës U-21 është Rafet Prekazi, ndërsa për ndihmës i ka Erdogan Celinën dhe Naser Prapashticën.

kosova gjermania16 Stafi i trajnerëve

Prekazi dhe Celina janë ish-futbollistë të njohur të viteve 80-të, kur futbolli kosovar kishte kapur majën me klube si Prishtina dhe Trepça, që garuan në nivelin më të lartë të futbollit jugosllav.

Kosova Gjermania17 Kosova U-21 (Foto:FFK)

Naser Prapashtica ka qenë portier që ka mbrojtur në disa klube në Superligëm, para dhe pas luftës.

Por lojtarët? Këta janë lojtarët që luajtën të martë pothuajse si të barabart me yjet e Budesligës gjermane.

Visar Bekaj

Portieri që ndali çdo gjuajtje të Gjermanisë quhet Visar Bekaj dhe mbron për Prishtinën. Ai është 20 vjeç dhe ka të ardhme të madhe para.

Visar Bekaj

Arian Kabashi

Ai luan në Zvicër dhe është pjesë e Sion. Pozita e tij është mbrojtës i majtë. Kabashi ka 21 vjet.

kosova gjermania9

Ardian Ismajli

Kapiteni i Kosovës, luan mbrojtës. Ai luan për Hajdukun e Splitit. Më parë ka qenë pjesë e 2 Korrikut dhe Prishtinës. Ai është 21 vjeç.

kosova gjermania10

Arbenit Xhemajli

Edhe ky mbrojtës. Luan te Xamax në Zvicër. Është vetëm 19 vjeç dhe ka të ardhme të madhe para tij.

XAMBEN 040

Lirim Mema

Mbrojtësi i djathtë i Kosovës. Luan te Braunschweig në Gjermani dhe është 20 vjeç.

LirimMema1FCKoelnvEintrachtBraunschweigBz8vOKOl4drl

Kamer Krasniqi

Mesfushor i Kosovës, luan te VfL Osnabruck. Është 22 vjeç dhe luan në disa pozita të mesfushës.

KamerKrasniqiVfLOsnabrueckTeamPresentationWAtQ8Mfv w2l

Dren Feka

Luan si mesfushor, ndër më të mirët te Kosova. Ai aktualisht është pjesë e Luzern, por kartonin e tij e zotëron Hamburgu. Feka është 20 vjeç.

DOXvGFpX0AAR1a3

Rron Broja

Ndër më të mirët në ndeshjen e së martës ndaj Gjermanisë. Ai luan aktualisht te Shkupi, pasi u largua nga Trepça ’89. Ai është 21 vjeç.

kosova gjermania11

Kushtrim Shabani

Mesfushori i Llapit, luajti tërë ndeshjen ndaj Gjermanisë. I fuqishëm dhe me të ardhme të madhe. Ai është 21 vjeç.

19029767 899944740154828 428368110346459840 n e1522230049216

Florent Hasani

Sulmues anësor i cili këtë vit la Superligën e Kosovës, kur kaloi nga Trepça ’89 te DVTK në Hungari. Ai është 20 vjeç dhe ishte ndër më të mirët sezonin e shkuar.

kosova gjermania22

Valmir Sulejmani

Sulmues dhe mesfushori. Ai luan te Hannoveri. Sulejmani është kthyer nga një lëndim i rëndë. Teknik dhe me nuhatje para portës. Sulejmani është 22 vjeç.

kosova gjermania8

Florjan Smakqi

Portieri i dytë i Kosovës. Ai aktualisht është pjesë e Feronikelit dhe është 19 vjeç.

28947288 10214649512086764 6472224017646034302 o

Muharrem Jashari

Mesfushori i 89-shit është ndër më të mirët në Superligë. Ai kishte disa minuta ndaj Gjermanisë. Jashari është 20 vjeç.

Muharrem Jashari

Meriton Korenica

Djaloshi nga Rahoveci po luan ndeshje pas ndeshjes edhe pse në pjesën e dytë. Mesfushori i Lirisë gjuan bukur dhe di edhe të driblojë. Korenica është 20 vjeç.

29550297 10211467799105911 588346619 n

Ylber Maloku

Luan te Trepça ’89 në kampionatin vendas. Ai është 21 vjeç. I fuqishëm dhe me vizion në mesfushë.

Ylber Maloku

Arbër Hoxha

Sulmues krahu i Prishtinës. Hoxha ka filluar të gjejë hapësira të Mirel Josa dhe ka fituar ftesën nga Kosova. Është 20 vjeç.

Arbër Hoxha

Denis Haliti

Mbrojtës i majtë i Dritës. Haliti ishte rezervist në këtë ndeshje dhe nuk u inkuadrua.

Mendurim Hoti

Sulmuesi i Feornikelit. Ai luan në të gjitha pozitat e sulmit dhe është shpërthyes. Hoti është 22 vjeç.

29187215 1603693543001031 2853679930498088960 n

Besfort Kolgeci

besfortkolgeci

Mbrojtësi i Braunschëeig. Nuk luajti ndaj Gjermanisë  pasi ishte i lënduar, por shënoi ndaj Azerbajxhanit. 20 vjeç dhe me të ardhme të madhe. /Telegrafi/  

telegrafi sport app