LAJMI I FUNDIT:

Kush janë 12 njerëzit që qëndrojnë prapa shumicës së ‘dezinformimit anti-vaksinim’ që shihni në mediat sociale?

Kush janë 12 njerëzit që qëndrojnë prapa shumicës së ‘dezinformimit anti-vaksinim’ që shihni në mediat sociale?

Nëse kapni shokun tuaj të vjetër të kolegjit duke shpërndarë informacionin e gabuar rreth vaksinës kundër COVID-19 në Facebook, shanset janë që këto gënjeshtra të vijnë nga një prej dymbëdhjetë personave.

Është e vërtetë! Vetëm dymbëdhjetë individë.


Një raport i ri nga Qendra për Luftimin e Urrejtjes Dixhitale dhe Anti-Vax Watch zbuloi se deri në 65 për qind e “përmbajtjes anti-vaksinë” në Facebook dhe Twitter buronte nga dymbëdhjetë ndikues brenda lëvizjes “anti-vaxxer”.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, raporti u përqendrua në këto dymbëdhjetë llogari pas një analize të përmbajtjes që u nda dhe postua në Facebook dhe Twitter 812,000 herë – midis 1 shkurtit dhe 16 marsit.

Vetëm në Facebook, përmbajtja nga këta individë, të cilën raportet e quajnë si “Dymbëdhjetëshja e Dezinformimit”, përbën 73 për qind të të gjithë përmbajtjes “anti-vaxxer” të postuar ose shpërndarë në platformë në dy muajt e fundit.

Ndikuesi më i madh “anti-vaxxer” në mediat sociale, sipas raportit, është Joseph Mercola.

Mercola është një promovues i mjekësisë alternative i cili drejton një biznes multimilion dollarësh në shitje të trajtimeve dhe shtesave dietike.

Kohët e fundit Administrata e Ushqimit dhe Barnave e SHBA-së, i ka dërguar Mercola një paralajmërim për trajtimet e tij false për COVID-19.

Një tjetër fajtor kryesor është Robert F. Kennedy, Jr. Kennedy, nipi i John F. Kennedy, është ndoshta një nga ndikuesit më të profilit të lartë në komunitetin “anti-vaxxer”.

Muajin e kaluar, Instagram e ndaloi atë nga platforma për shkeljen e politikës së dezinformimit rreth vaksinës kundër coronavirusit.

Përdoruesit e tjerë të mediave sociale në “Dymbëdhjetëshja e Dezinformimit” përfshijnë Ty dhe Charlene Bollinger, Sherri Tenpenny, Rizza Islam, Rashid Buttar, Erin Elizabeth, Sayer Ji, Kelly Brogan, Christiane Northrup, Ben Tapper, si dhe Kevin Jenkins.

Ndërsa Facebook dhe Twitter janë zotuar të dy për të ndaluar përmbajtjen anti-vaksinë dhe përdoruesit që përhapin dezinformim rreth vaksinave, shumica e këtyre dymbëdhjetë përdoruesve kanë llogari aktive në Facebook, Twitter dhe Instagram.

Sipas raportit, të gjithë ata kanë një llogari aktive në të paktën një nga këto platforma.

Ndryshe, dezinformimi shëndetësor ishte një problem i madh në vitin 2020 mes pandemisë së vazhdueshme COVID-19.

Sipas Qendrës për Luftimin e Urrejtjes Dixhitale, më shumë se 59 milionë njerëz “u arritën” në platformat e mediave sociale në fund të vitit të kaluar nga 425 llogari “anti-vaxxer” të cilat organizata ndjek.

Dhe, ndërsa pandemia vazhdon, problemi nuk është zhdukur.

Në fakt, ndërsa vaksinat e coronavirusit kanë filluar të përhapen gjatë këtyre muajve të fundit, përmbajtja anti-vaksinuese ka vazhduar të rritet.

Për shembull, një raport i fundit nga Media Matters For America zbuloi se përtej 12 ndikuesve kryesorë të përmendur në këtë artikull, “mikro-ndikuesit” po kalojnë “një moment të mirë” në Instagram.

Llogaritë më të vogla që shtyjnë dezinformimin po rriten, duke shkelur politikat e dezinformimit të vaksinave të Instagram dhe duke vepruar pa u zbuluar në platformë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Tërmet i fuqishëm në Turqi - raportohet për dëme materiale

Tërmet i fuqishëm në Turqi - raportohet për dëme materiale

Turqia
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Evropa
SHBA-ja konfirmon dhe shpjegon vendimin për të vënë veto ndaj anëtarësimit të Palestinës në OKB

SHBA-ja konfirmon dhe shpjegon vendimin për të vënë veto ndaj anëtarësimit të Palestinës në OKB

Amerika
Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Evropa
Brnabiq e Vulin në Republikën Serbe - tubim ku mohohet gjenocidi serb në Srebrenicë dhe lartësohet lufta e Rusisë në Ukrainë

Brnabiq e Vulin në Republikën Serbe - tubim ku mohohet gjenocidi serb në Srebrenicë dhe lartësohet lufta e Rusisë në Ukrainë

Bosnja

"Gishtin e kemi në këmbëz": Irani kërcënon me sulm drejt objekteve bërthamore të Izraelit

Azia
Kalo në kategori