LAJMI I FUNDIT:

Kush ishte Prefekti i parë i Prishtinës?

Kush ishte Prefekti i parë i Prishtinës?

Studiuesi Bajram Mjeku, në profilin e tij në Facebook, ka paraqitur një portret interesant për Prefektin e parë të Prishtinës, Xhemal Beg Prishtina, dhe të arriturat e tij. Postimin e tij mund ta lexoni të plotë më poshtë.

“Në vitin 1941, Prefekturën e kryeqytetit të Kosovës e drejtonte Hysen Prishtina, djali i fisnikut shqiptar, Xhemal Beg Prishtina.

Hysen Prishtina u lind më 16 mars të vitit 1916 në Prishtinë. Ai në vitet tridhjetë të shekullit të kaluar mbaroi studimet në Fakultetin e Agronomisë në Universitetin e Romës.


Hysen Prishtina u emërua prefekt i Prishtinës kur ishte 25 vjeç. Gjatë kohës sa ishte prefekt, punoi që Prishtinës orientale t’i jipte pamje oksidentale.

Gjatë katër viteve të qeverisjes së tij, arsimi fillor dhe ai i mesëm në Prishtinë u avancuan vrullshëm. Në vitin 1941 u hapën shkolla fillore. U hap edhe Liceu Sami Frashëri në Prishtinë. Në këtë kohë u hap edhe një fabrikë për prodhimin e sixhadeve.

Po këtë vit Hysen Prishtina lëshoi dekret, përmes së cilit kërkoi që institucionet shtetërore dhe secili dyqan në Prishtinë të vendoste flamurin kombëtar me rastin e 28 Nëntorit, ditës së pavarësisë së Shqipërisë.

Në këtë kohë trazirash, veç angazhimit të mrekullueshëm si prefekt, Hysen Prishtina i mori në mbrojtje të administratës së tij të gjitha familjet hebreje që jetonin në Prishtinë…

Deri në fund të vitit 1944, komunistët pushkatuan dhe futën në burgje shumë fisnikë të Prishtinës. Më fisnikët ishin Shyqri Beg Ramadani, Haxhi Hysë Daka, Mustafë Haxhi Agushi, Malush e Hamdi Kosova, Xhemal e Sylejman Beg Prishtina, pastaj familjet Staka, Domaniku, Efendiu, Vala, Henci, Batalli…

Pas fitores së kampit komunist, Hysen Prishtina migroi së pari në Itali, pastaj në Turqi e Belgjikë. Vitet e fundit të jetës së tij i kaloi në Toronto të Kanadasë. Ndërroi jetë në moshën 75 vjeçare më 14 qershor të vitit 1991”, ka shkruar Mjeku. /Telegrafi/

Kush ishte Prefekti i parë i Prishtinës?Në vitin 1941, Prefekturën e kryeqytetit të Kosovës e drejtonte Hysen…

Posted by Bajram Mjeku on Saturday, January 23, 2016

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Lajme
Knaus

Knaus "godet" sërish: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me krijimin e Asociacionit pamundëson realizimin e të dyjave

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
Kalo në kategori