Kandidati i tretë në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale të djeshme në Turqi, Sinan Ogan, do të ndikojë shumë në zgjedhjen e presidentit të Turqisë.
Ai ka qenë anëtar i një partie që është pjesë e koalicionit qeverisës, transmeton Telegrafi.
Si kandidat i partisë konservatore “Bashkimi i Paraardhësve”, Ogan ka marrë pesë për qind të votave, që është e barabartë me diferencën në numrin e votave mes të vendit të parë Recep Tayyip Erdogan dhe të vendit të dytë Kemal Kiliçdaroglu.
Tashmë kur raundi i dytë zgjedhor është i sigurt, do të ishte e qartë se kush do të zgjidhej president po të varej nga mbështetja e mundshme e Oganit për Erdoganin apo Kiliçdaroglu.
Disa analistë prisnin që ai të mbështeste Erdoganin ideologjikisht më të afërt, Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) e të cilit është një partner koalicioni i ish-partisë së Oganit, Lëvizja Nacionaliste (MHP).
Megjithatë, në deklaratën e sotme për agjencinë Reuters, ai tha se është i gatshëm të mbështesë Kiliçdaroglu, kandidatin e opozitës së udhëhequr nga Partia Popullore Republikane (CHP) si parti e qendrës së majtë, nëse koalicioni i Kiliçdaroglu nuk bën lëshime për kurdët.
Qëndrimi i këtij politikani 56-vjeçar ndaj kurdëve është një nga arsyet pse ai konsiderohet si një politikan i së djathtës radikale.
Ai akuzohet edhe për ksenofobinë dhe arsye për këtë është politika e tij kundër refugjatëve. Para zgjedhjeve, ai tha se qeveria e tij do të konsideronte kthimin e refugjatëve sirianë nga Turqia. Në këtë vend ka më shumë se tre milionë refugjatë nga Siria.
[related-to url=”https://telegrafi.com/si-votoi-diaspora-turke-gjermania-dhe-shba-ne-anet-e-kunderta/”
Siç njoftoi Radio Televizioni Turk (TRT), ai e filloi karrierën politike si anëtar i MHP-së në vendlindjen e tij Igdir, një qytet në lindje të vendit me një popullsi të madhe Azerbajxhani.
Pas zgjedhjeve të vitit 2015, ai kundërshtoi kreun e MHP-së, Devlet Bahçeli, arsyeja për këtë ishte se Bahçeli u bë partner koalicioni i AKP-së së Erdoganit.
Pas peripecive brenda partiake, ai u përjashtua dy herë nga MHP për, siç u tha, aktivitete antiparti. Megjithatë, gjykata e rrëzoi një herë përjashtimin e tij.
Ogan studioi ligjin financiar dhe bankën – doktoratën e kreu në Moskë. Ndër të tjera ka qenë zëvendësdekan i Universitetit Ekonomik në Azerbajxhan dhe përfaqësues i Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Ne nuk duam të jemi amerikanë", kryeministri i Grenlandës me deklaratë të fortë
Si mund të bëhet Grenlanda pjesë e SHBA-ve?
Qytetarët në mënyrë gjeniale penguan që shtëpia e fqinjit të merrte flakë në Los Angeles
SHBA-ja dhe Britania sanksionuan NIS-in, Vuçiq: Kërkohet largimi i plotë i Rusisë nga pronësia
Imazhet nga hapësira tregojnë shtrirjen e zjarrit në Los Angeles
Arrestohet një i dyshuar për ndezjen e zjarrit në Los Angeles
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’
Si mund të bëhet Grenlanda pjesë e SHBA-ve?
Publikohet lista e pagave të lojtarëve të Man United - kryesojnë të 'dështuarit'
Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë
“Ai nuk vrapon mjaftueshëm”, stafi i Barcelonës kundër transferimit të yllit portugez
Qytetarët në mënyrë gjeniale penguan që shtëpia e fqinjit të merrte flakë në Los Angeles