LAJMI I FUNDIT:

​Kush është rusja e arrestuar në Gramsh si e dyshuar për spiunazh?

​Kush është rusja e arrestuar në Gramsh si e dyshuar për spiunazh?

Svetlana Timofoeva është 33-vjeçarja ruse e cila u raportua nga autoritetet shqiptare si një nga tre personat e arrestuar të shtunën, pasi kishin tentuar të hynin në uzinën ushtarake të Gramshit, duke lënduar edhe dy efektivë të Forcave të Armatosura të Shqipërisë.

Nga një kërkim në rrjet, Svetlana rezulton se prezantohet si fotografe dhe blogere, me pseudonimin Lana Sator. Fotografitë e saj janë publikuar në media të ndryshme ndërkombëtare, si CNN dhe Daily Mail.


Dhjetë vite më parë ajo udhëtonte në Rusi dhe vendet e ish-Bashkimit Sovjetik për të fotografuar bazat ushtarake të braktisura. Ndërsa në vitin 2019, fotografitë e realizuara prej saj në Katedralen e Notre Damme në Paris pas djegies u publikuan edhe në CNN.

Timofoeva u arrestua të shtunën bashkë me rusin 24-vjeçar, Mikhail Zorin, dhe një shtetas me pasaportë ukrainase, të identifikuar si F.A, 25 vjeç. Ky shtetas dyshohet se ka edhe llogarinë në Instagram “cyanidium”, ku janë publikuar foto nga Shqipëria gjatë ditëve të fundit, me makinën Chevrolet me të cilën u arrestua, por edhe nga baza të tjera ushtarake në Shqipëri, ku ai mendohet të jetë futur disa vite më parë.

Të shtunën, disa orë pas ngjarjes, Kryeministri Edi Rama tha se të tre të arrestuarit dyshohen për spiunazh. Një gjë të tillë e konfirmoii edhe Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, të dielën paradite. “Padyshim që e vendosur edhe në kontekstin e gjerë rajonal edhe në kontekstin politik duhet vlerësuar dhe nuk mund të kalojë si një incident i zakonshëm, por ne nuk mund të nxitohemi të nxjerrim konkluzione, por gjithsesi fakti që është reaguar dhunshëm nga këta shtetas të huaj na bën të jemi më të vëmendshëm për ta hetuar deri në fund. Janë shumë struktura që do të punojnë që nga inteligjenca jonë ushtarake, Policia Ushtarake, Shërbimi Informativ Shtetëror, Policia e Shtetit, Antiterrori. Tani janë në pyetje dhe hetim që të tre shtetasit e huaj që si e thashë mbajnë pasaporta ruse dhe ukrainase”, tha Peleshi.

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti: Kushtëzimi i anëtarësimit në KiE me Asociacionin është absurd

Kurti: Kushtëzimi i anëtarësimit në KiE me Asociacionin është absurd

Lajme
Deputeti gjerman: Ndërlidhja e Asociacionit me anëtarësimin e Kosovës në KiE do të ishte gabim i rëndë, shtetet perëndimore nuk mësuan nga gabimet e së kaluarës

Deputeti gjerman: Ndërlidhja e Asociacionit me anëtarësimin e Kosovës në KiE do të ishte gabim i rëndë, shtetet perëndimore nuk mësuan nga gabimet e së kaluarës

Lajme
Flet neuropsikiatri që trajtoi nënën që dyshohet se u vetëvra duke u hedhur në lumin Buna me tre fëmijët

Flet neuropsikiatri që trajtoi nënën që dyshohet se u vetëvra duke u hedhur në lumin Buna me tre fëmijët

Lajme
Kusari-Lila e shqetësuar pasi i akuzuari që e kanosi arrin marrëveshje me prokurorinë për pranim të fajësisë

Kusari-Lila e shqetësuar pasi i akuzuari që e kanosi arrin marrëveshje me prokurorinë për pranim të fajësisë

Lajme
The Telegraph: Një në tre gra britanike ndihet e trishtuar, më keq se ato në Kosovë e në Arabinë Saudite

The Telegraph: Një në tre gra britanike ndihet e trishtuar, më keq se ato në Kosovë e në Arabinë Saudite

Lajme
Gjashtë të lënduar nga aksidenti në Prishtinë, fotografi nga vendi i ngjarjes

Gjashtë të lënduar nga aksidenti në Prishtinë, fotografi nga vendi i ngjarjes

Kronika e Zezë
Kalo në kategori