I riu 24 vjeçar gjilanas, u përzgjodh nga ekipi i yllit aktual të muzikës hip hop/rnb në Europë, gjermanes me origjinë nga Republika Çeke, Katja Krasavice, për të qenë pjesë e video spotit të ri ALLES SCHON GESEHEN, i cili u publikua pak ditë më parë.
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/12/132047308_1152036101878897_6219733624951382375_n.png)
Rinas Zeqiri arriti të fitojë besimin e ekipit të Krasavices për të qenë protagonisti kryesor në këtë video-klip, ku rrëfehet një histori dashurie që përfundon me tradhëti, ku rolin e protagonistit të kësaj historie e ka realizuar me sukses ky i ri gjilanas. Ky projekt si dhe shumë të tjera të këngëtares Krasavice, arrijnë shpejt të marrin vëmendjen e publikut gjerman dhe jo vetëm, veçanërisht ndër moshat e reja, të cilët e ndjekin me kërshëri këtë këngëtare të talentuar, e cila pas suksesit të prezantimit të Gjermanisë në Eurosong, po tejkalon dukshëm pritshmëritë e shikueshmërisë në gjithë Europën.
E gjithë historia e angazhimit të shqiptarëve, përfshirë dhe Rinasin, në këtë projekt, lidhet me vendimin e Krasavices, e cila bazuar në kërkimet e veta kishte përzgjedhur kompaninë SEKUENCE STUDIO në Prishtinë për të realizuar video-klipin e saj të radhës që tashmë po thyen rrjetin.
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/12/132004670_1001912076999843_6410948873239354430_n.png)
SEKUENCE STUDIO është kompani e sukseshme në këtë industri, që në gjirin e saj ka profesionistë të shumtë, të cilët operojnë nën bashkëdrejtimin e Adonis Krasniqit dhe Alban Selimajt, të cilët u shprehën jashtëzakonisht të kënaqur dhe të privilegjuar me këtë bashkëpunim ndërkombëtar, përmes së cilit publiku gjerman dhe më gjerë mund të vërejë më së miri cilësinë e punës që shqiptarët kanë realizuar. Ky video-klip është një nga punët më cilësore që kompania në fjalë realizon për klientë të ndryshëm, ndaj mund të thuhet se pikërisht cilësia e produkteve ka bërë që sot ky ekip të jëtë i kërkuar edhe në tregun europian.
Por si u arrit përfshirja e Rinas Zeqirit si pjesë e këtij projekti ndërkombëtar?
Rinasi është nga ata të rinj, të cilët përkushtimin për të arritur majat e suksesit i ka të pakompromista, ndaj dhe asnjëherë nuk pushon së punuari shumë fort për të realizuar objektivat e tij. Rutina e tij ditore përveç studimeve të vazhdueshme që bën në fushën e Teknologjisë së Informacionit, shkojn veçanërisht në drejtim të mirëmbajtjes së trupit dhe të pasjes së një fiziku të bukur.
Pasioni i tij për ndërtimin e një trupi të bukur fokusohet gjithashtu në aspekte të rëndësishme siç është ushqyerja, ndaj dhe përqëndrimi i tij specifik në këtë fushë si nutricionist, ka bërë që në këtë disiplinë Rinasi të jetë një aset i rrallë në Kosovë.
Pasioni i tij është fitnesi tashmë prej më shumë se dekade, edhe pse shumë i ri në moshë, ndaj dhe një pjesë të konsiderueshme të kohës vazhdon ta kalojë duke u stërvitur në palestër, tashmë edhe si trajner i çertifikuar. I gjithë ky investim i tij jo rastësisht është përmbledhur në promovimin e njohurive të tij të thelluara mbi trupin, të cilat i përcjell përmes rrjeteve sociale – kryesisht në instagram, në ofrimin e këshillimeve online përmes “brand”-it të tij RIFIT LINE, shërbime të cilat janë të aksesueshme për të të gjithë të interesuarit që janë në kërkim të një trupi të bukur, të formuar dhe mbi të gjitha të shëndetshëm.
Bashkëpunimi me këngëtaren gjermano-çeke erdhi si rrjedhojë e një njohje indirekte rastësore me një konsulent që i mundësoi Rinasit të dërgonte setin fotografik prezantues tek kompanitë e modelingut, të cilët pa hezitim e futën në listat e tyre si një potencial për angazhim në projekte filmike dhe më shumë. Por, qershia mbi tortë ishte njoftimi i marrë nga këngëtarja Krasavice për angazhim në video-klipin e saj që përfshin nje audeincë direkte kaq të gjerë, siç është Gjermania.
Të përzgjidhesh si pjesë e projekti të përmasave të tilla, nuk është punë e vogël, sepse në këto raste nuk hyjnë në punë as njohjet e as miqësitë, por padyshim se rol parësor në këtë mes luan fati dhe vendimi i bartësve të projektit, një ekskluzivitet vetëm i atyre që vendosin sipas vlerësimeve të pandikuara. Rinasi shprehet shumë i kënaqur me angazhmin e tij në këtë projekt, pasi para së gjithash nuk kishte pritur aspak që do të merrte ftesë nga një ekip i tillë serioz.
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/12/132044206_2947936465524985_5293267802796075194_n-1.png)
“Unë nuk e kam ditur fare se kam qenë në proces shqyrtimi dhe se jam selektuar për këtë projekt, thjesht një telefonatë disa minutëshe më dha kënaqësinë e papërshkruar të mësoja se unë do të isha pjesë e këtij projekti”, shprehet Rinasi. Ai vazhdon më tej duke përshkruar emocionet e tij që e bënë njeriun më të lumtur falë këtij angazhimi, në të cilin arriti të futet falë setit prezantues fotografik dhe promocionit personal që e kishte publikuar më parë në rrjetet sociale.
Lumit të komenteve të miliona fansave që ka marrë këngëtarja Krasavice, i janë bashkuar edhe komplimenta të shumtë që ka marrë dhe vazhdon të marrë Rinasi, jo vetëm nga shqiptarët, por edhe nga fansa europianë, duke e bërë këtë djalosh të jetë i pëlqyeri i momentit në këtë industri.
Për më shumë ndiqni video spotin në linkun e mëposhtëm:
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Stresi i kërkon falje popullit të Kosovës: Flamuri serb po valvitet në Tiranë, më dhemb zemra](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Screenshot_45-2-380x233.png)
Stresi i kërkon falje popullit të Kosovës: Flamuri serb po valvitet në Tiranë, më dhemb zemra
![E konfirmon Afrona Dika: Nuk do të ketë ribashkim me Bleron](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/collage-4-5-380x233.jpg)
E konfirmon Afrona Dika: Nuk do të ketë ribashkim me Bleron
![U tha se ka kryer marrëdhënie me Ilnisën brenda Big Brother, flet Meriton Mjekiqi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/collage-11-1-380x233.jpg)
U tha se ka kryer marrëdhënie me Ilnisën brenda Big Brother, flet Meriton Mjekiqi
![Ish-banori i Big Brother VIP: Pas pesë vitesh do të kryejmë marrëdhënie me robotë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Screenshot_30-13-380x233.png)
Ish-banori i Big Brother VIP: Pas pesë vitesh do të kryejmë marrëdhënie me robotë
![Dafina Zeqiri ndan momente të lumtura me të dashurin nga Italia](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Screenshot_36-11-380x233.png)
Dafina Zeqiri ndan momente të lumtura me të dashurin nga Italia
![Hyrja me pagesë në Prishtina Football Fest? Flasin qytetarët](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Screenshot_25-16-380x233.png)
Hyrja me pagesë në Prishtina Football Fest? Flasin qytetarët
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Template-per-Instagram-380x233.jpg)
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
![Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/11/Foto-Kryesore-4-380x233.jpg)
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
![Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Foto-Kryesore-380x233.jpg)
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
![Derisa Serbia viktimizohet në UEFA, huliganët e tyre përleshen masivisht me policinë gjermane](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/serbia-380x233.png)
Derisa Serbia viktimizohet në UEFA, huliganët e tyre përleshen masivisht me policinë gjermane
![Arsyeja pse Danimarka përfundoi mbi Slloveninë përkundër pikëve dhe golaverazhit të njëjtë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/anglia-6-380x233.jpg)
Arsyeja pse Danimarka përfundoi mbi Slloveninë përkundër pikëve dhe golaverazhit të njëjtë
![Arrihet marrëveshja: Chelsea transferon sensacionin e Barcelonës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/marc-guiu-380x233.jpg)
Arrihet marrëveshja: Chelsea transferon sensacionin e Barcelonës
![Ishte cilësuar si armë sekrete, droni nënujor i ushtrisë amerikane shfaqet ‘befasisht’ në imazhet e Google Earth](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/5-12-380x233.jpg)
Ishte cilësuar si armë sekrete, droni nënujor i ushtrisë amerikane shfaqet ‘befasisht’ në imazhet e Google Earth
![Përvojë e pazakontë, 28-vjeçari nga Çikago iu nënshtrua transplantit të veshkës – gjatë tërë ndërhyrjes kirurgjikale qëndroi i zgjuar](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/1-171-380x233.jpg)
Përvojë e pazakontë, 28-vjeçari nga Çikago iu nënshtrua transplantit të veshkës – gjatë tërë ndërhyrjes kirurgjikale qëndroi i zgjuar
![Lajm i mirë për mërgimtarët nga Zvicra dhe Gjermania që planifikojnë të vijnë në Kosovë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/448402948_1192268271813297_4534193569653873232_n-380x233.jpg)
Lajm i mirë për mërgimtarët nga Zvicra dhe Gjermania që planifikojnë të vijnë në Kosovë