LAJMI I FUNDIT:

Kush e porositi eliminimin e Gentian Bejtjas? Karamuço: Ekzekutimi u bë nga vrasës me pagesë

Kush e porositi eliminimin e Gentian Bejtjas? Karamuço: Ekzekutimi u bë nga vrasës me pagesë

Vrasja e Gentian Bejtjas vazhdon të jetë në fokus të televizioneve shqiptare.

Ervin  Karamuço, ekspert i kriminalistikës, pyetjes se kush e porositi Gentian Bejtjan, iu përgjigj se ekzekutimi i tij është bërë nga vrasës me pagesë, nga frika se ai mund të kthehej në të penduar të drejtësisë.


“Bejtja ka një histori 15 vjeçare kriminale, mbështetur në dyshime që nga vrasja e bankierit Artan Santo, si dhe një sërë vrasjesh në në Laç, Lezhë, Krujë dhe rrethinat e Tiranës. Dyshohej se kryente logjistikën për vrasjet e kryera. Dyshohet se ka pasur përçarje brenda grupeve kriminale gjë që solli një seri vrasjesh. Dyshohet se nga Shkodra, Lezha, Kurbini, Tirana ka qenë përfshirë d.p.d në vrasje ose ka siguruar mjetet e krimit. Nga zona ku është ai është pjesë e grupeve që merren me vrasje”.

“Pa lejen e Fushë- Krujës nuk kalon droga në Shqipëri. Janë forcuar shumë. Janë organizatë e mirëfilltë kriminale. Organizata është përçarë dhe po vrasin njëri- tjetrin. Dyshonin se Bejtja mund të kthehej në bashkëpunëtorë të drejtësisë. Ai mori me vete mbi 25 vrasje të pazbardhura. Vrasja e tij nuk është zbardhur. Ka dalë makina që transportonte vrasësin madje me targa. Reagimi i policisë ka qenë shumë i shpejtë. Kanë kapur pronarin dhe një ndihmës, por nuk besoj se ata janë vrasësit. Ata që e kanë bërë janë vrasës me pagesë. Evis Martinaj s’ka lidhje fare.”, tha Karamuço./RTSH