LAJMI I FUNDIT:

Kush? – Butrint Imeri, këngëtari që rrëmbeu zemrat e vajzave me këngët dhe stilin e veçantë

Kush? – Butrint Imeri, këngëtari që rrëmbeu zemrat e vajzave me këngët dhe stilin e veçantë
Foto: Butrint Imeri/Instagram

Këngëtari Butrint Imeri tash e sa kohë ka rrëmbyer zemrat e shumë vajzave me këngët e tij të dashurisë dhe paraqitjet gjithmonë me stil. Ai është çdo herë aktiv me projekte të reja, teksa viteve të fundit mund të thuhet lirshëm se është kthyer në një nga meshkujt më të spikatur në tregun muzikor shqiptar.

Këngëtari i hiteve “Alea” e “Ma Cherie” vjen për herë të parë në një intervistë ekskluzive për Telegrafin, për të rrëfyer më shumë rreth të rejave në jetën dhe karrierën e tij. Së fundmi, ai solli klipin e tij më të ri “Kush”, një baladë interesante e cila gjithashtu u prit mirë nga publiku.


Foto: Butrint Imeri/Instagram

Këtë herë, ai vjen për t’iu treguar të gjithë fansave të tij se çfarë planesh ka për të ardhmen, si është një ditë e tij e zakonshme, dhe atë që të gjithë duan të dinë: çfarë statusi ka ai aktualisht? – Për të gjitha këto, ju ftojmë të lexoni intervistën…

Butrint, keni publikuar së fundmi projektin tuaj më të ri muzikor “Kush”. Sa po pritet mirë kënga dhe sa jeni ndarë i kënaqur me realizimin?

Jam shumë i kënaqur me pritshmëritë e këngës, duket se jemi gjithmonë një hap para (qesh), duke i parë rezultatet dhe statistikat e dëgjueshmërisë. Po ashtu shumë i kënaqur me realizimin e këngës dhe klipit, për të cilin u jam shumë mirënjohës Rzonit për muziken dhe Shaban Shabanit për realizimin e klipit.

Është ndër herët e rralla kur vini ke baladë. Pse vendosët që kësaj here të vini me një këngë të tillë?

Vendosa me tregu edhe një anë tjetër të cilën besoj që jam i mirë në të, po ashtu është koha ideale për një të tillë para shpërthimeve të reja.

Klipi i këngës është gjithashtu mjaft i veçantë dhe promovon bukuritë e vendit. Përse zgjodhët një lokacion të tillë për realizimin e tij?

Zakonisht klipet i kam bërë jashtë vendit, por këtë herë vendosëm që t’i promovojmë sado pak në mundësitë tona bukuritë e Kosovës, se e kemi një vend aq të bukur dhe që nuk ia dimë fare vlerën që e kemi, dhe asnjëherë s’e kemi promovuar aq mirë në klipe sikurse vendet tjera..

Butrint Imeri: Jam i lumtur për suksesin e këngës “Kush” (Foto: Butrint Imeri/Instagram)

Jeni shumë aktiv me këngë e projekte të shumta gjatë gjithë vitit. Na trego sa i kënaqur je me punën dhe sukseset tua?

I kënaqur s’jam kurrë unë, gjithmonë kërkoj më shumë, kam bërë shumë projekte, por po i lë hapësirë projekteve më shumë në mes vete, në mënyrë që të promovohen më shumë, dhe jam shumë i ri që të nxitohem shumë, por sidoqoftë me atë që kam bërë, jam shumë i kënaqur, veç tash presim për të ardhmen ende më shumë…

Çfarë presim tjetër nga Butrinti pas këngës “Kush”?

Tash e presim një super bashkëpunim, për të cilën çka do që të flas është e tepërt, ia lëmë këtij viti.

Jeni shumë i kërkuar në koncerte. Na trego pak sa vazhdoni të jeni i angazhuar, dhe si ndjeheni kur shihni publikun që ju mirëpret aq mirë?

Ajo është gjëja më e mirë që e shoh edhe krejt suksesi im aty shihet, këto kohë kemi pas një pushim në koncerte për të punuar më shumë në muzike, tash nga kjo e shtunë e nisim turin dimëror në klubin më të madh shqiptar në Evrope, në ‘Rinora4’ në Zurich, dhe koncertet janë gjëja që i pres me pa durim, se aty e shoh krejt suksesin, krejt punën, krejt angazhimin tim gjatë viteve.

Butrint Imeri: Së shpejti do të vij me një super bashkëpunim (Foto: Butrint Imeri/Instagram)

Jeni mjaft i rezervuar sa i përket jetës private. Cili është statusi i vërtetë i Butrintit?

Jam shumë i ri unë për statuse, statusi im është “Punë 24/7”, tjerat vinë e shkojnë(qesh).

Çfarë mendimi keni për tregun muzikor sot?

Tregu shqiptar është shumë i fort, kjo është një gjë shumë e mirë, se na bënë të punojmë më shumë dhe ta dërgojmë tregun shqiptar më lart çdo ditë dhe kjo shihet dhe në Evropë ku çdo ditë e më shumë dëgjohen këngët shqip në lokale, qendra tregtare, etj.

Butrinti thotë se “angazhimi në punë” është statusi i tij aktual (Foto: Butrint Imeri/Instagram)

Po për albumet? Mendoni se ia vlejnë sot në treg? Dhe a do t’ju shohim edhe ju në të ardhmen me ndonjë album?

Albumi është pjesa ku tregohet një artist i vërtetë, por për shkak që ende tregu nuk është i fortë në aspektin e albumeve, është pak sfidë për një investim aq të madh, por sidoqoftë unë jam duke punuar për atë dhe do ta bëj një super album edhe në qoftë se nuk do ta nxjerr pjesën e investimit, po e bëj veç për publikun që më dëgjon, sepse dua ta tregoj vetën më shumë në muzikë.

Cila është thënia juaj e jetës?

Thënia ime e jetës është ajo që është bërë e madhe edhe në një intervistë tjetër në TV: “Bonu i mire edhe me t’keqin”.

Butrint, faleminderit që ishe pjesë e kësaj interviste. Cili do ishte mesazhi yt për lexuesit në fund?

Faleminderit shumë edhe juve për intervistë edhe mbështetjen e pandalshme që më keni bërë. Mesazhi im është që me dëgju sa më shumë muzikë pozitive që të bëjnë të ndjehesh sa më mirë në çfarë do momenti apo gjendje emocionale që jeni. /Telegrafi/

Foto: Butrint Imeri/Instagram

Në trend

Më shumë
BE-ja mbështetë Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i procesi i anëtarësimit

BE-ja mbështetë Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i procesi i anëtarësimit

"Nënat e Srebrenicës" falënderojnë presidenten Osmani: Një fjalim i tillë do të mbahet mend ndër breza

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Real Madrid TV sulmon gjyqtarët e El Clasicos, pretendon se një nga golat e Barcelonës nuk ishte e rregullt

Real Madrid TV sulmon gjyqtarët e El Clasicos, pretendon se një nga golat e Barcelonës nuk ishte e rregullt

La Liga

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Deklarata skandaloze e Millorad Dodikut nga Rusia: Nuk duam ta ndajmë ajrin me boshnjakët

Deklarata skandaloze e Millorad Dodikut nga Rusia: Nuk duam ta ndajmë ajrin me boshnjakët

Bosnja
Kalo në kategori