Kush bën të ushtrojë dhe kush të nervozohet? Çfarë është e rrezikshme për zemrën
A mund vërtet emocionet të përkeqësojnë shëndetin dhe dikujt për shkak të tyre t’u “pëlcasë” zemra?
Pasoja jashtëzakonisht të rënda dhe dramatike që më së shpeshti kanë të bëjnë me jetën dhe shëndetin e më të afërmve tanë apo në vendimet afariste mund të çojnë deri në rezultatin fatal te zemrës.
Këtu fjala është për ndikimin e së ashtuquajturës kateholaminë – substanca simpatike në muskuj të zemrës të cilat përshpejtojnë punën e saj dhe rrisin presionin dhe shkaktojnë ngushtim të arterieve të zemrës. Dhe kështu personi i cili ballafaqohet me këtë mund të përjetojë infarkt apo vdekje të befasishme për shkak të aritmisë.
Emocioni tjetër i cili po ashtu ndikon në shëndetin e zemrës është stresi kronik, transmeton Telegrafi.
Stresi negativ kronik, në rend të parë, ka të bëjë me mbijetesën, pastaj reputacionin dhe me dëshirën që të avancohet në diçka. Stresi kronik po ashtu përshpejton punën e zemrës dhe çon në rritje të shtypjes së gjakut dhe në aritmi.
Pyetjes se cili aktivitet fizik forcon zemrën, kardiologët janë përgjigjur që fjala është për çdo aktivitet!
Çdo aktivitet gjatë ditës mblidhet. Kurrë mos dilni nga shtëpia pa bërë ushtrim rreth njëzetë minutash në formë të ushtrimeve për ngrohje. Mirëpo kjo nuk mjafton, nevojiten shëtitje të përditshme dhe 7000 hapa ose, së paku gjysmë ore ecje.
Njerëzit të cilët kanë zemër të dobët, të gjithë të sëmurët duhet të kenë një nivel të caktuar të aktivitetit fizik prej një deri në dy javë me një set ushtrimesh pas të cilave nuk do të lodheni shumë.
Nëse dikush ka probleme më serioze të zemrës duhet të kërkojë këshilla te mjeku i tij.
/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre