LAJMI I FUNDIT:

Kusari: I kam propozuar Arben Gashit të LDK-së të bëhet zëdhënës i VV-së

Kusari: I kam propozuar Arben Gashit të LDK-së të bëhet zëdhënës i VV-së

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka deklaruar se shefit të Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashit, i ka propozuar që të bëhet zëdhënës i LVV-së.

Kjo pasi sipas saj, i njëjti është i obsesionuar me Grupin Parlamentar të Vetëvendosjes dhe vazhdimisht bën komente lidhur me zhvillimet brenda grupit.


Këto deklarata Kusari-Lila i ka dhënë për RTV21, pasi është pyetur për deklarimin e Gashit, se Qeveria Kurti 2 do të bie në vjeshtën e vonë, pasi siç ka thënë, tetë deputetë të koalicionit qeverisës pritet të kalojnë në LDK.

Kusari: Deklaratat e Gashit janë spekulative, Qeveria nuk do të rrëzohet
Lexo po ashtu Kusari: Deklaratat e Gashit janë spekulative, Qeveria nuk do të rrëzohet

“Ka indikacione, ka lëvizje dhe interesime, janë tetë deputetë që kanë shprehur interesim për të ardhur në koalicion”, ka thënë Gashi.

Por, deklarata të tij janë të pavërteta dhe të paqëndrueshme sipas Kusari-Lilës.

“Duket se z. Gashi e ka një obsesionim me Grupin Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje. Unë i kam propozuar që nëse është i interesuar mund të marrë pozitë të përfaqësuesit të grupit në kuptimin e zëdhënësit sepse merret vazhdimisht me komente se çfarë ndodh brenda në grup. Deklaratat e tij janë absolutisht të pavërteta dhe të paqëndrueshme”, është shprehur ajo. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Drejtësi
Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Gjyqësi
Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori