LAJMI I FUNDIT:

Kusari-Lila tha se zyrtarët e MINT-it u arrestuan “në mënyrë spektakulare” për rezervat shtetërore, Tahiri: Presioni politik mbi prokurorinë

Kusari-Lila tha se zyrtarët e MINT-it u arrestuan “në mënyrë spektakulare” për rezervat shtetërore, Tahiri: Presioni politik mbi prokurorinë

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, në seancën e Kuvendit të enjten derisa ka kundërshtuar themelimin e Komisionit Parlamentar Hetimor për rezervat shtetërore, ka thënë se Prokuroria Speciale për këtë çështje ka arrestuar “në mënyrë spektakulare” dy zyrtarë të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë si dhe një subjekt afarist.

E ndaj këtij deklarimi ka reaguar shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, duke e cilësuar si “presion politik mbi prokurorinë”.


“Kërkesën për themelimin e Komisionit Hetimor Parlamentar për rezervat shtetërore e kemi nisur me qëllimin e vetëm për të parë më në detaje se cila ka qenë procedura për furnizimin dhe menaxhimin e rezervave shtetërore”, ka thënë Tahiri.

LVV kundër themelimit të Komisionit për rezervat shtetërore, Kusari-Lila pyet deputetët: A nuk po i besoni Prokurorisë?
Lexo po ashtu LVV kundër themelimit të Komisionit për rezervat shtetërore, Kusari-Lila pyet deputetët: A nuk po i besoni Prokurorisë?

“Ne si grup parlamentar mendojmë se themelimi i këtij komisioni parlamentar është i drejt. Mimoza Kusari-Lila duhet ta dijë se pushtetet janë të ndara. Në momentin kur një shefe e grupit parlamentar thotë se prokuroria ka bërë spektakël, në fakt këtu është presioni politik mbi prokurorinë. Ku e di ajo se me cfarë spektakti ka shkuar prokuroria? Këtu politika ndërhyn në sistemin e drejtësisë”.

“E dyta, nëse pushtetet janë të ndara atëherë ne si Kuvend po duam ta trajtojmë edhe aspektin politik edhe aspektin ku gjyqësori nuk mund të shkojë. Ne po dojmë me pa këtë mega-skandal të një mashtrimi të madh me e pa në perspektivën politike. Se ju keni ardh në pushtet duke thënë se do të ndalet korrupsioni dhe keni folur se si ne i kemi shpenzuar rezervat shtetërore e kurrë nuk jeni ndalë. Tash ne duam të shohim se si i keni menaxhuar ju”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Numërohen mbi 90 për qind e votave, këto janë rezultatet dhe numri i deputetëve të partive në Kuvend

Numërohen mbi 90 për qind e votave, këto janë rezultatet dhe numri i deputetëve të partive në Kuvend

Politikë
Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Politikë

"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?

Lajme
Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Politikë
Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët

Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët

Politikë
Garë e ngushtë për deputet në Zonën Zgjedhore 6 mes Frontit Evropian dhe VLEN-it

Garë e ngushtë për deputet në Zonën Zgjedhore 6 mes Frontit Evropian dhe VLEN-it

Politikë
Kalo në kategori