LAJMI I FUNDIT:

Kusari-Lila: Sa të jetë Thaçi përgjegjës për dialogun, ideja e ndryshimit të kufijve nuk është e vdekur (Video)

Kusari-Lila: Sa të jetë Thaçi përgjegjës për dialogun, ideja e ndryshimit të kufijve nuk është e vdekur (Video)

Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila ka thënë se te lidershipi mbarëshqiptarë janë krijuar dy blloqe të mëdha në raport me ndryshimin e kufijve.

Kusari-Lila, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se përderisa presidenti Hashim Thaçi të jetë përgjegjës për dialogun, ideja për ndryshimin e kufirit të Kosovës nuk mund të konsiderohet e tejkaluar.


“Ai është bartës i kësaj ideje. Mos të harrojmë kush e ka plasur në Kosovës idenë e kufijve, kush e ka promovuar në vazhdimësi dhe kush po promovon atë ide”, tha ajo, përcjell Telegrafi.

Kryetarja e Alternativës, ka thënë se edhe ideja për bashkimin e Preshevës me Kosovën është shkelje e Kushtetutës së Kosovës.

Ajo ka thënë se ka një mungesë të unifikimit të kombit shqiptar sa i përket idesë së kufijve të Kosovës.

“E shohim se në njërën anë e kemi Thaçin dhe Ramën ndërsa në anën tjetër e kemi Haradinajn, Berishën dhe Metën. Pra lidershpi shqiptar në Kosovë e Shqipëri janë të përçarë thellë në raport më atë se cila do të jetë zgjidhja e ardhshme për Kosovën”.

Kusari-Lila ka thënë se PDK-ja nuk po mundet të distancohet nga Presidenti për pozicionin e ndryshimit të kufijve, ndërsa sipas saj, Haradinaj ka pas vetes komplet opozitën në krahë sa u përket çështjes së kufijve./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Politikë
Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Lajme
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Politikë
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje:

Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"

Lajme
Kalo në kategori