LAJMI I FUNDIT:

Kusari-Lila: Rrezikojmë qeverinë për postin e presidentit që s’ka garanci për zbatim në 2021

Kusari-Lila: Rrezikojmë qeverinë për postin e presidentit që s’ka garanci për zbatim në 2021

Mimoza Kusari-Lila, deputete në listën e Vetëvendosjes, ka thënë se edhe nëse arrihet një marrëveshje për postin e presidentit nuk ka garanci se në vitin 2021 do të ndodhë ashtu si dakordohen palët tani – që duket se është pikërisht ky post që po krijon ngërç mes Vetëvendosjes dhe LDK-së për arritjen e marrëveshjes për koalicion bashkëqeverisës.

“Për emërimin e Atifete Jahjagës në krye të shtetit ka pas marrëveshje. Në atë marrëveshje është nënshkruar edhe vet Isa Mustafa. Ajo marrëveshje ka përfshirë mbajtjen e postit nga Atifete Jahjaga për një vit derisa të arrihej Reforma Zgjedhore që do ta mundësonte zgjedhjen e presidentit direkt nga ana e popullit. Të nënshkruar në atë marrëveshje janë Hashim Thaçi si kryetar i PDK-së dhe kryeministër në atë kohë, Isa Mustafa si kreu i opozitës, Behgjet Pacolli që e liroi detyrën e presidentit si rrjedhojë e një procesi që u konsiderua jokushtetues në zgjedhjen e tij dhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Christopher Dell si dëshmitar i kësaj marrëveshje”, ka deklaruar Kusari-Lila.


Ajo ka theksuar se ky është argumenti kryesor që tregon se një marrëveshje për presidentin apo për procesin për zgjedhjen e presidentit jo domosdoshmërisht ta garanton që do të ndodhë e njëjta gjë.

“Gjatë periudhës kohore pasi Atifete Jahjaga mori postin e presidentes nuk u punua në Reformën Zgjedhore, të cilën nuk e kemi as sot. Atifete Jahjaga e ka përfunduar mandatin e saj të plotë, që nuk e di se a ka pasë president tjetër që e ka përfunduar mandatin e plotë, duke përjashtuar Ibrahim Rugovën. Edhe sot e rrezikojmë formimin e qeverisë për një marrëveshje për të cilën nuk ki garanci se mund të funksionojë ashtu siç nënshkruhet sot, me krejt vullnetin e mirë të dy palëve. Isa Mustafa nga përvoja e tij politike dhe institucionale duhet ta dijë se edhe një marrëveshje e tillë mund të nënshkruhet sot dhe të jetë pjesë e marrëveshjes, por sa do të zbatohet në vitin 2021 – duke marrë parasysh rrethanat në të cilat lëviz situata politike në Kosovë – nuk mund të japë garancë askush”, tha Kusari-Lila.

Kusari-Lila në Info Magazine të Klan Kosovës ka thënë se në mes dy partnerëve që kanë besim të ndërsjellë nuk ka ‘bomba të kurdisura’.

Ajo kështu i është referuar asaj që ka deklaruar ditë më parë nënkryetari i LDK-së Lutfi Haziri i cili tha se po punohet për arritjen e koalicionit në mënyrë që edhe ndarja e pozitave dhe gjithçka tjetër të qartësohet ashtu që në qeverinë LDK-LVV të mos ketë ‘bomba të kurdisura’.

“Nuk ka ‘bomba të kurdisura’ mes dy partnerëve që besojnë në njëri-tjetrin. Nuk ka ‘bomba të kurdisura’ midis një procesi që prezanton shumicën e vullnetit të qytetarëve të Kosovës. Mbi të gjitha, qytetarët më 6 tetor kanë votuar për ndryshim. Nëse ne prapë sillemi njëjtë sikur subjektet tjera politike ashtu që çdo gjë bëhet pjesë e pazarit politik, atëherë nuk po e përfaqësojmë këtë vullnet”, tha Kusari-Lila.

Kusari-Lila, shtoi se LDK-ja doli e dyta për shkak që e bëri ndryshimin me kandidaten e tyre për kryeministre, Vjosa Osmanin.

“Ajo ishte risia dhe pjesa pozitive që u mirëprit edhe nga elektorati i LDK-së, pra LDK-ja nuk garoi siç ka qenë deri tash, por tregoi vullnet për ndryshim. Tash, nëse pas 6 tetorit mbyllim krejt mësimet që morëm nga elektorati dhe e hapim librin e vjetër të marrëveshjeve politike që kanë ndodhë në vitet 2012, 2014 dhe 2017, atëherë ne po e injorojmë atë vullnet që u prezantua më 6 tetor. Nuk po tregojmë që po i mbesim besnik dëshirës së njerëzve për ndryshim. Duhet të kemi arsye tepër të fortë për t’i dalë në kundërshti atij vullneti”, u shpreh ajo.

Në trend Lajme

Më shumë
Pasuria e majme e kreut të Prishtinës – banesa, rezidencë, veturë Tesla e koleksion pikturash milionëshe

Pasuria e majme e kreut të Prishtinës – banesa, rezidencë, veturë Tesla e koleksion pikturash milionëshe

Lajme
Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Lajme
Pasuria e Memli Krasniqit, ai posedon numër të madh të kriptovalutave

Pasuria e Memli Krasniqit, ai posedon numër të madh të kriptovalutave

Lajme
Tri shtëpi në Kosovë, një në Shqipëri dhe një vilë -  kjo është pasuria e Ramush Haradinajt

Tri shtëpi në Kosovë, një në Shqipëri dhe një vilë - kjo është pasuria e Ramush Haradinajt

Lajme
Banesë, depo, parking e kursime në bankë – kjo është pasuria e kryeparlamentarit Konjufca

Banesë, depo, parking e kursime në bankë – kjo është pasuria e kryeparlamentarit Konjufca

Lajme
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Kalo në kategori