LAJMI I FUNDIT:

Kusari-Lila për pagesën e rrymës në veri: PDK dhe AAK kishin përgatitur kurth për qeverinë

Kusari-Lila për pagesën e rrymës në veri: PDK dhe AAK kishin përgatitur kurth për qeverinë

Edhe sot është zhvilluar debat parlamentar për rrymën e shpenzuar nga serbët në katër komunat veriore. 

Deputetja Mimoza Kusari-Lila ka sqaruar në “Debat Plus” zhvillimet  e ditës së sotme.


Ajo thotë se PDK dhe AAK kishin përgatitur një kurth ndaj qeverisë në lidhje me pagesën e rrymës së shpenzuar në veri.

“Ai kurth ishte përgatitur që në momentin që qeveria do të paguante rrymën e shpenzuar në veri ata do të dilnin me komunikatat që dolën…Edhe Ferat Shala edhe Pal Lekaj insistonin që qeveria duhej të paguante borxhin në veri, derisa KOSTT-i kishte përgatitur një plan”, tha Shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së.

Kusari-Lila thotë se plani KOSTT ka propozuar një zgjidhje alternative në mënyrë që brenda gjashtë muajve të ketë faturim të rrymën në veri për herë të parë që nga periudha e luftës.

PDK: Pushteti i VV-së ndau 11 milionë euro për rrymën e serbëve në veri, kurse hoqi 30 eurot e pensionistëve
Lexo po ashtu PDK: Pushteti i VV-së ndau 11 milionë euro për rrymën e serbëve në veri, kurse hoqi 30 eurot e pensionistëve

Anëtarja e Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti thotë se problem i madh është se prej 20 vitesh në veri nuk është paguar rrymë.

Kusari-Lila thotë se nuk do të bien pre e kurtheve të ngritura nga qeveritë e kaluara.

Sot në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti Mimoza Kusari-Lila, propozoi që KOSTT-i të marrë përgjegjësinë për pagesën e rrymës edhe për gjashtë muajt e ardhshëm dhe të mos obligohet Qeveria për këtë.

Sipas saj, obligim i qeverisë mbetet që të zgjidhë këtë çështje për shtrimin e autoritetit në fushën e energjisë brenda 6 muajve në veri.

AAK: Me 11 milionë euro për rrymën, Qeveria po shantazhohet nga serbët e veriut
Lexo po ashtu AAK: Me 11 milionë euro për rrymën, Qeveria po shantazhohet nga serbët e veriut

“Jemi duke bërë zgjidhje për shtet të Kosovës, për atë çka nuk është bërë deri tash, sepse më mirë është të bëhet zgjidhje sot me mjete që ndahen prej KOSTT-it, se sa, pasi po doni politikë, të dërgohen forca policore e të na kthehen në arkivol, qysh na është kthyer Enver Zymberi. Kjo implikohet. Tërë dita na ka shkuar duke përmend të vdekur në seancë, por ju tregoj edhe këtu ka mundësi. Kjo është çështje e sigurisë”, kishte deklaruar në Komision Kusari Lila./Telegrafi/