LAJMI I FUNDIT:

Kusari-Lila: AKP nuk i ka shërbyer qëllimit që është themeluar, propozojmë shkarkimin e Bordit

Kusari-Lila: AKP nuk i ka shërbyer qëllimit që është themeluar, propozojmë shkarkimin e Bordit

Ushtruesja e detyrës së shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila në vazhdimin e seancës së Kuvendit të Kosovës që po diskutohet për Agjencinë Kosovare të Privatizimit, ka thënë që kjo agjenci nuk i ka shërbyer qëllimit që është themeluar.

Ajo në këtë seancë ka kërkuar që të mos miratohet raporti vjetor i AKP-së dhe të bëhet shkarkimi i Bordit të Drejtorëve të kësaj agjencie.


“Tashmë është fakt që AKP nuk i ka shërbyer qëllimit që është themeluar. Kemi pasur afera në raport me nxitjen e punësimit. Rreth 90 për qind i këtyre ndërmarrjeve të privatizuar në objekte të ndryshme. Kjo e ka bërë që të shkojmë në një zgjidhje, në mbylljen e AKP-së. Kemi qenë dëshmitar të ofendimeve që janë bërë nga këta anëtar në drejtim të Kuvendit. Të panumërta janë rastet e ndikimeve të drejtpërdrejta. AKP shpenzime ka 8 milionë euro në vit, kurse inkasimet janë vetëm 3 milionë euro”, tha Kusari-Lila.

Kuvendi voton të diskutohet për shkarkimin e Bordit të AKP-së
Lexo po ashtu Kuvendi voton të diskutohet për shkarkimin e Bordit të AKP-së

Ajo kërkon që të shkarkohet Bordi i Drejtorëve të AKP-së.

I propozojmë seancës mosmiratimin e raportin vjetor të AKP-së dhe shkarkimin e Bordit të Drejtorëve”, përfundoi ajo.

Ndërsa, kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka thënë se mandati i Bordit të AKP-së është i qartë.

“Në radhë të parë nuk mund ta ndërroj mandatin e Bordit aktual të AKP-së. Për t’u ndryshuar kjo duhet të miratohet ligji, e pastaj të vendoset një Bord i përkohshëm. Mandati i Bordit është i qartë, kjo nuk mund të ndodh. Këtu ka shumë punë për Prokurorinë”, tha Tahiri.

Gjatë ditës, deputetët kanë votuar për futjen në rend të ditës shkarkimin e këtij Bordi. /Telegrafi/