LAJMI I FUNDIT:

Kusari: Derdhja e ujrave të zeza në liqenin e Radoniqit, rrezikon qytetarët

Kusari: Derdhja e ujrave të zeza në liqenin e Radoniqit, rrezikon qytetarët

Ka filluar seanca plenare e Kuvendit të Kosovës, ndërsa tani deputetët po deklarohen jashtë rendit të ditës.

Deputetja Mimoza Kusari-Lila, duke folur për Liqenin e Radoniqit, ka thënë se  Zona e Mbrojtur, po keqpërdoren paratë publike e ka rrezik të ndonjë epidemie.


Sipas saj, atje është ndërtuar një objekt hotelier e që kjo nuk duhet të ndodh dhe sipas saj, Prokuroria duhet të merret me këtë çështje, përcjell Telegrafi.

Kusari-Lila në Kuvendin e Kosovës, në pikën jashtë rendit të ditës, ka shpjeguar se në atë Zonë nuk guxon të ndërtohet.

“Skandali në këtë Qeveri ka arritur deri në atë pikë, sa në pronën publike është ndërtuar Hoteli, në Zonën e Mbrojtur. Me paratë publike është keqpërdorur një proces që është quajtur publik e dikur ka dal privat. Në vend të shtëpisë së rojës sot kemi një Hotel’, ka thënë ajo.

Kusari- Lila ka kërkuar që Prokuroria të merret me këtë çështje.

E sipas sajm mund të ketë epidemi për shkak të derdhjes së ujërave të zeza në Liqen nga ky Hotel.