LAJMI I FUNDIT:

Kurz i shqetësuar për rritjen e radikalizmit islamik në Ballkan

Kurz i shqetësuar për rritjen e radikalizmit islamik në Ballkan

Ministri austriak i Punëve të Jashtme, Sebastian Kurz i cili u nis për në New York, në sesionin e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, shprehu shqetësim lidhur me radikalizmit islamik në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Pas nismës së tij, në Misionin e Austrisë në Kombet e Bashkuara sonte do të organizohet takim i ministrave të jashtëm të shteteve nga Ballkani Perëndimor.


Kurz deklaroi se nuk guxon të humbet perspektiva evropiane për vendet nga Ballkani Perëndimor në momentin kur vëmendja është e kahëzuar drejt Brexitit dhe marrëdhënieve ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Turqisë.

Ai theksoi se posaçërisht autoritetet në Shqipëri, Bosnjë e Hercegovinë dhe Kosovë duhet t’i kundërvihen radikalizimit islamik në rritje, “sepse atje po përhapet ndikimi fetar-ideologjik, ndërsa gratë paguhen që në rrugë të ecin të mbuluara”.

Lidhur me projekt-konkludimet nga samiti i KB-së për krizën e refugjatëve, Kurz konsideron se është pozitive ajo që tashmë është pranuar se problemi me emigrantët dhe refugjatët është problem global.

Në trend Lajme

Më shumë
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Lajme
UP-ja pezullon nga puna profesorin Xhevat Krasniqi që dyshohet për ngacmim seksual

UP-ja pezullon nga puna profesorin Xhevat Krasniqi që dyshohet për ngacmim seksual

Lajme
Nënat e Srebrenicës falënderojnë presidenten Osmani: Një fjalim i tillë do të mbahet mend ndër breza

Nënat e Srebrenicës falënderojnë presidenten Osmani: Një fjalim i tillë do të mbahet mend ndër breza

Lajme
Haradinaj kërkon dorëheqjen e Qeverisë Kurti, pas publikimit të raportit nga DASH

Haradinaj kërkon dorëheqjen e Qeverisë Kurti, pas publikimit të raportit nga DASH

Lajme
​Raporti i DASh-it, opozita e vlerëson shqetësues, pushteti mohon ndërhyrjet në sistem të drejtësisë

​Raporti i DASh-it, opozita e vlerëson shqetësues, pushteti mohon ndërhyrjet në sistem të drejtësisë

Lajme
Kalo në kategori