Kancelari austriak Sebastian Kurz ka folur për mediat në Serbi për zgjerimin e BE-së, raportet me Kosovën si dhe kushtin e Serbisë që ta pranojë Kosovën, nëse synon të jetë anëtare e Bashkimit Evropian.
I pyetur për marrëveshjet e arritura mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, Kurz tha se “pa ndërmjetësimin e BE-së, nuk do të vinte deri te ndonjë marrëveshje në Bruksel”.
“Detyrën për këto çështje BE-ja ia ka besuar Mirosllav Lajçakut, një diplomati me përvojë, që gëzon përkrahje të plotë të BE-së dhe Austrisë. Por, në fund nevojitet vullneti dhe guximi politik i Prishtinës dhe Beogradit, pa të cilat nuk do të ketë sukses. Gjithashtu është e nevojshme përkrahja e komunitetit ndërkombëtar në veçanti bashkëpunimi i ngushtë me SHBA-të”, ka shtuar Kurz.
Ndërkaq i pyetur nëse për Serbinë është kusht pranimi i Kosovës nëse shpreson të anëtarësohet në Bashkimin Evropian, kancelari austriak tha se “gjatë vizitës së tij të fundit në Beograd, dy vite më parë – ka theksuar se Serbia duhet të jetë e vetëdijshme se nuk do të ketë pranim në BE pa normalizim të marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit.
“Ajo çfarë është më e rëndësishme është që të dyja palët duhet të merren vesh për normalizim të marrëdhënieve. Kjo duhet t’i kontribuoj stabilitetit në rajon”, ka shtuar ai.
Kurz ka folur edhe për raportet me Kosovën, ku theksoi se Austria ka raporte të shkëlqyeshme bilaterale me vendin tonë.
“Me kontingjentin tonë të trupave në kuadër të KFOR-it, që është numri më i madh i trupave austriake të stacionuara jashtë vendit, prioritet kemi sigurinë dhe stabilitetin e Kosovës dhe tërë rajonit”, ka thënë për fund Kurz. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëLajçak me post të ri nga shtatori
Bajrami i reagon Muratit pasi tha se ka rritje të qarkullimit të biznesve, e fton për përballje
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq
Kurti: Më herët mirëmbajtja e rrugëve ka kushtuar 57 milionë për tri vjet, ne e kemi zbritur në 38 milionë
Aksident tragjik në Kërçovë, humbin jetën tre persona
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Madam, stili jot lyp këpucë franceze?
E zezë klasike, krejt sytë n’ty
Papuçe që t’flen kama n’to- Porositni me zbritje në Telegrafi Deals
Kapni zbritjen – atletet Nike për meshkuj tash me zbritje në Telegrafi Deals!
Kur nuk blen për vete, nuk blen as për kojshi – që do të thotë shfrytëzoje zbritjen në Telegrafi Deals
Më të lexuarat
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia