LAJMI I FUNDIT:

Kurti vizitoi fillimin e projektit në segmentin Kijevë-Dollc, Durmishi premton se punimet kryhen për 460 ditë

Kurti vizitoi fillimin e projektit në segmentin Kijevë-Dollc, Durmishi premton se punimet kryhen për 460 ditë

Paraditen e sotme, kryeministri Albin Kurti, ka vizituar fillimin e punimeve të zgjerimit të Rrugës Nacionale N-9, segmenti Kijevë-Dollc.

Derisa lloti i parë i këtij segmenti rrugor është në ri-tenderim, kryeministri Kurti gjatë njoftimit me punëkryesin e mbikëqyrësin e punëve të kryera, u shpreh i lumtur për inaugurimin e lloteve 2, 3 dhe 4, me gjatësi afër 11 kilometra, në vlerë të përgjithshme prej më pak se 21 milionë euro.


Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, u deklarua se për projektet që po zhvillohen brenda këtij mandati, po iu kushtohet rëndësi cilësisë së projektimeve që në fazën e dizajnimit, në fazën e realizimit të punimeve, si dhe çështjeve që i përkasin shpronësimeve në kohë.

Ndërkaq, zëvendësministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi, u shpreh i bindur për realizimin efikas të tre lloteve të këtij segmenti rrugor.

“Janë pra tri llote, që afatet e kryerjes, afati më i gjatë është 460 ditë për llotin më të madh, por duke e parë angazhimin edhe të kompanive, por edhe të mbikëqyrjes së jashtme, të cilën e kemi kontraktuar, unë jam i bindur se do ta realizojmë para këtij afati që të tri llotet”, tha ai.

Për të parë nga afër fillimin e këtij projekti, bashkë me kryeministrin Kurti, ishin ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, zëvendësi i tij, Hysen Durmishi, ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi dhe zëvendësministri i  Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Taulant Kelmendi.

Pas segmentit Kijevë-Dollc, vjen ai Dollc-Ramun, për të cilin do të bëhet hapja e procesit për tenderim në muajin maj./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori