LAJMI I FUNDIT:

Kurti vendos kusht për të marrë pjesë në takimin e liderëve ballkanik në Durrës për “Mini Shengenin”

Kurti vendos kusht për të marrë pjesë në takimin e liderëve ballkanik në Durrës për “Mini Shengenin”

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka komentuar sërish iniciativën për krijimin e “Mini Shengenit”, ballkanik.

Kurti ka thënë se arsyeja e mospjesëmarrjes së Kosovës në takimet e Novi Sadit dhe Ohërit, ku është diskutuar për “Mini Shengenin”, kanë të bëjnë me mosnjohjen e Kosovës si shtet nga ana e Serbisë.

Sipas tij, Kosova do të mund të merrte pjesë në takimin e radhës mes Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut edhe Serbisë, nëse mbahet reciprociteti i Kosovës me shtetin serb.


“Nëse mini Shengeni e mban reciprocitetin Kosovë-Serbi atëherë diskutojmë. Do mblidhja qeverinë dhe biznesin për pjesëmarrjen në këtë iniciativë. Patentat e Kosovës nuk pranohen në Serbi, gjobitësh dhe 800 euro. Serbia nga mini Shengeni kërkon të shfrytëzojë dy autostradat tona milionëshe”, ka thënë Kurti, në Tch, transmeton Telegrafi.

Kujtojmë se i pari i VV-së, njëherazi kandidat për kryeministër të Kosovës ka kritikuar më herët nismën e “Mini Shengnit”, ku nuk ka qenë e përfshirë në diskutime Kosova.

Kurti ishte shprehur se takimi në mes të kryeministrit shqiptar, Edi Rama, presidentit serb, Aleksandar Vuçiqi dhe kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaevit në Novi Sad dhe në Ohër ishin gabim në hapa.

Kurti i ashpër për "Mini Shengenin": Nuk po e kuptoj pse kjo nguti, Shqipëria ka mundur të pres edhe pak javë
Lexo po ashtu Kurti i ashpër për "Mini Shengenin": Nuk po e kuptoj pse kjo nguti, Shqipëria ka mundur të pres edhe pak javë

Kurti kishte thënë se nuk e kupton nxitimin që po bëhet për “Mini shengenin” ballkanik, dhe se Shqipëria ka mundur të pres të formohet Qeveria e re e Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind votave të numëruara

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind votave të numëruara

Lajme
Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Drejtësi
Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Lajme
Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame

Lajme
Dëshmitarët tregojnë për punën që e kishin bërë si inxhinierë në kompaninë “Sallahu”

Dëshmitarët tregojnë për punën që e kishin bërë si inxhinierë në kompaninë “Sallahu”

Drejtësi
Prindërit e një shkolle në Prishtinë shtyjnë nxënësit të bojkotojnë mësimin, kërkojnë largimin e nxënëses autike

Prindërit e një shkolle në Prishtinë shtyjnë nxënësit të bojkotojnë mësimin, kërkojnë largimin e nxënëses autike

Arsim
Kalo në kategori