LAJMI I FUNDIT:

Kurti uron qytetarët për 17 Shkurt: Qoftë gjithmonë e fortë Republika jonë, ne i dalim zot

Kurti uron qytetarët për 17 Shkurt: Qoftë gjithmonë e fortë Republika jonë, ne i dalim zot

Qeveria e Kosovës ka mbajtur mbledhjen festive për 16-vjetorin e shpalljes së pavarësisë.

Kryeministri i vendin Albin Kurti, në fjalimin e tij ka uruar të gjithë qytetarët për festën e pavarësisë, transmeton Telegrafi.


“Sivjet shënojmë edhe dy përvjetorë të rëndësishëm, 26-vjetorin e epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe 25-vjetorin e çlirimit tonë nga okupimi i  Serbisë. Përvjetorë të këtillë ofrojnë raste të përshtatshme për reflektime retrospektive, që rëndom mund të mos kemi kohë t’i bëjmë gjatë ditëve të tjera të vitit, kur jemi shumë të zënë me urgjencat e përditshme me të cilat duhet të ballafaqohemi.

Nga kemi ardhur? Ku jemi? Dhe nga po shkojmë? Këto janë pyetje që në këto raste i shtrojmë secili veç e veç por edhe bashkërisht. Përgjigjet tona në këto pyetje nuk është e thënë të pajtohen me njëra-tjetrën. Në fakt, kjo nuk do të kishte qenë shenjë e mirë për një shoqëri të lirë e demokratike.

Andaj, ato që do të ofroj në vijim le të trajtohen si përgjigjet e njërit prej jush, paçka se sot jam i veshur me petkun e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, përkatësisht të Kryeshërbëtorit tuaj”, tha Kurti.

Kreu i ekzekutivit tha se vijmë nga një betejë çlirimtare me karakter anti-kolonial që rrënjët i ka te Rilindja Kombëtare Shqiptare.

“Ne i mbijetuam gjenocidit të fundit të shekullit të 20-të. Pas luftës shkatërruese të viteve 1998-99 ne rindërtuam shtëpitë tona. Me mbështetjen nga partnerët dhe aleatët tanë ndërkombëtarë, ndërtuam shtëpinë tonë të përbashkët, Republikën e Kosovës. Një republikë parlamentare e mirëfilltë, me drejtësi e barazi për qytetarët e saj, kontribuuese në paqe dhe garanci për paqe. Një shtet që vlerat demokratike, respektimin e të drejtave të njeriut e të të gjitha pakicave dhe drejtësinë sociale e solidaritetin i ka në thelb të çdo kursi politik dhe shoqëror”, tha ai.

“Ne qëndrojmë krenarë, sepse përkundër sfidave, shteti ynë po zhvillohet. Mbi vullnetin politik të popullit të saj, Kosova është shtet i pavarur dhe sovran, demokratik dhe i pandashëm. Ashtu sikurse ditën kur u shpall, gjashtëmbëdhjetë vite më parë, ashtu edhe sot, si dhe çdo ditë më tej, Republika e Kosovës ishte, është dhe do  të jetë shtëpi e të gjithë qytetarëve të saj pa dallim.

Andaj, sot ne festojmë, e urojmë e përgëzojmë, jo vetëm shqiptarët, por edhe komunitetet jo shumicë në Republikën tonë, serbët, boshnjakët, turqit, romët, ashkalinjtë, egjiptianët, goranët, por edhe malazezët, kroatët e të tjerët. Andaj, urime të gjithëve pavarësia e Republikës së Kosovës, shtëpisë sonë të përbashkët”, tha ai.

Ai tha më tej se sot është ditë feste, por çdo ditë tjetër duhet të punojnë për idealet dhe synimet, duke ruajtur kujtesën mes brezave e duke kultivuar vazhdimësinë historike dhe institucionale.

“Të angazhohemi e përkushtohemi përditë, duke marrë shembuj e forcë nga paraardhësit tanë, ata e ato që punuan e sakrifikuan shumë për liri, për ditë të mira sikur kjo, e duke u frymëzuar nga brezat e rinj të lirisë.

Teksa festojmë ditëlindjen e shtetit tonë, edhe përkujtojmë secilën jetë njerëzore të dhënë, gjakun e derdhur, përpjekjet e vetëmohimin për të mirën e përbashkët të këtij vendi, për ruajtjen e jetës dhe për jetesën e mirë për të…

U jemi falënderues të gjithë atyre që kanë kontribuar në luftën tonë çlirimtare dhe në procesin tonë të pavarësisë. Mirënjohje e veçantë partnerëve dhe aleatëve tanë ndërkombëtarë në rrugëtimin tonë të përbashkët të konsolidimit të shtetit dhe të subjektivitetit ndërkombëtar të Republikës sonë. Gjithnjë dhe përgjithmonë u jemi falënderues.

Qoftë gjithmonë e fortë Republika jonë! Ne i dalim zot!”, u shpreh Kurti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
BE afër finalizimit të raportit për çështjen e masave ndaj Kosovës

BE afër finalizimit të raportit për çështjen e masave ndaj Kosovës

Lajme
Policia e Kosovës gjen kamera në rrugët malore në kufirin Kosovë-Serbi

Policia e Kosovës gjen kamera në rrugët malore në kufirin Kosovë-Serbi

Lajme
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Lajme
Vajza ther me thikë babain e saj në Shtime

Vajza ther me thikë babain e saj në Shtime

Kronika e Zezë
FSK në trajnim në Belize me ushtrinë britanike, Maqedonci publikon fotografi

FSK në trajnim në Belize me ushtrinë britanike, Maqedonci publikon fotografi

Lajme
Pas tre fëmijëve, gjendet edhe trupi i pajetë i Alma Arrazit në ujërat e Bunës

Pas tre fëmijëve, gjendet edhe trupi i pajetë i Alma Arrazit në ujërat e Bunës

Lajme
Kalo në kategori