LAJMI I FUNDIT:

Kurti udhëton për në Spanjë, merr pjesë në Kongresin e Socialistëve Evropianë

Kurti udhëton për në Spanjë, merr pjesë në Kongresin e Socialistëve Evropianë

Nga Parisi, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka udhëtuar për në Malaga të Spanjës ku do të marrë pjesë në Kongresin e Partisë së Socialistëve Evropianë 2023.

I titulluar “Evropa në krye”, ky kongres do bashkojë krerë e liderë të shteteve e qeverive të udhëhequra nga parti simotra, aktivistë e mbështetës nga e gjitha Evropa për të diskutuar çështje, zgjedhur udhëheqësinë e PES dhe përgatitur për zgjedhjet e ardhshme evropiane.


Gjatë kësaj pjesëmarrjeje njëditore, kryeministri Kurti do të jetë i shoqëruar nga ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku dhe zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, thuhet në njoftim e Zyrës për informim të Qeverisë. /Telegrafi/