LAJMI I FUNDIT:

“Nuk mund t’ia japim kryeparlamentarin partisë me tre deputetë”, Kurti tregon se pse nuk arriti marrëveshje me Limajn

“Nuk mund t’ia japim kryeparlamentarin partisë me tre deputetë”, Kurti tregon se pse nuk arriti marrëveshje me Limajn

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka treguar se pse nuk ka një marrëveshje me kryetarin e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limajn.

Kurti tha se është mirë që Limaj më Nismën është kthyer në Kuvendin e Kosovës dhe se kjo parti do të duhej të ishte parti simotër me Lëvizjen Vetëvendosje.

Madje Kurti tha se Nisma në koalicion me AAK-në e ka ndihmuar partinë e Ramush Haradinajn ta kalojë pragun zgjedhor.


Kurti: Do t'i kemi 61 vota për qeveri, por më parë konstituimi i Kuvendit
Lexo po ashtu Kurti: Do t'i kemi 61 vota për qeveri, por më parë konstituimi i Kuvendit

“Takimet kanë kaluar në një atmosferë ku është rritur besimi, ku është rritur mirëbesimi, vullneti për bashkëpunim. Mirëpo, ku nuk ka pasur mosmarrëveshje, thjesht për shkak të një insistimi, parakushti, madje as kushti, për bashkëpunim në të ardhmen për pozitën e kryeparlamentarit. Tash unë jam në koalicion parazgjedhor me Guxo dhe Alternativa. Një partie me tre deputetë t’ia japim kryeparlamentarin, kur e kam një parti që është dyfishi për nga numri i deputetëve, kjo e dëmton pariparueshëm arkitekturën e marrëveshjes paraprake që VV e ka me Guxo dhe Alternativa. Nuk ishte një gjë e mundur”, tha Kurti  në RTK.

Kurti ka sfiduar partitë e tjera që të votojë kandidaturën e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit, duke u shprehur i sigurt se e ka shumicën e nevojshme për të formuar qeverinë e re.

Ai shtoi se nëse nuk arrin të sigurojë shumicën, kjo do të ishte një fitore politike për opozitën.

“Ata nuk besojnë që unë nuk i kam 61 vota për kryeministër. Unë iu them atyre ‘me testoni’. Nëse ata besojnë që Albin Kurti si ka 61 vota të deputetëve për t’u bërë kryeministër përsëri, e kanë në dorë të më besojnë. Le ta votojnë Albulenën dhe le të më testojnë mua. Nëse unë dështoj, pikërisht kjo do të ishte fitore për ta. Nuk do të ishte fitore për ta duke e bllokuar Kuvendin dhe duke pamundësuar korumin”,  tha Kurti në RTK.

Në trend Lajme

Më shumë
Trump deklaron sërish: Meritoja çmimin Nobel për zgjidhjen e problemit Kosovë – Serbi

Trump deklaron sërish: Meritoja çmimin Nobel për zgjidhjen e problemit Kosovë – Serbi

Lajme
Vuçiq: Aleanca ushtarake mes Prishtinës, Zagrebit dhe Tiranës na detyroi ta forcojmë ushtrinë

Vuçiq: Aleanca ushtarake mes Prishtinës, Zagrebit dhe Tiranës na detyroi ta forcojmë ushtrinë

Lajme
Përfshihen nga flakët disa vetura në Breg të Diellit në Prishtinë

Përfshihen nga flakët disa vetura në Breg të Diellit në Prishtinë

Kronika e Zezë
Zbulime me rëndësi historike në Istog, Instituti Arkeologjik dhe Universiteti i Miçiganit ndriçojnë historinë e hershme të Kosovës

Zbulime me rëndësi historike në Istog, Instituti Arkeologjik dhe Universiteti i Miçiganit ndriçojnë historinë e hershme të Kosovës

Lajme
Ministrja e Turizmit në Shqipëri inspekton plazhet: 10 metrat nga bregu i detit janë hapësirë publike, jo për privatët

Ministrja e Turizmit në Shqipëri inspekton plazhet: 10 metrat nga bregu i detit janë hapësirë publike, jo për privatët

Lajme
Kurti prezantoi projektin e dy urave në Mitrovicë, reagon Bashkimi Evropian

Kurti prezantoi projektin e dy urave në Mitrovicë, reagon Bashkimi Evropian

Lajme
Kalo në kategori