LAJMI I FUNDIT:

Kurti: Do t’i vizitoj edhe komunat në veri

Kurti: Do t’i vizitoj edhe komunat në veri
Ish-kryeministri i Kosovës, Albin Kurti | Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka thënë se planifikon t’i vizitojë edhe komunat në veri.

Kurti ka deklaruar se nuk do t’i dalloj komunat sipas etnisë, pasi që as virusi nuk po i dallon, transmeton Telegrafi.


“Do të shkojë në sa më shumë komuna, nuk do t’i dallojë sipas etnisë. Për çdo ditë po shkoj në dy apo tri komuna. Ajo çfarë kam bërë thirrje është që spitalet rajonale të jenë më të përgatitura.  Ne duhet të përqendrohemi tek parandalimi.  E kam ndërmend të shkoj në veri, ajo çfarë kam bërë deri sot është se kam biseduar me dhjetë kryetarët e komunave serbe, dhe asnjëri nuk ka refuzuar të flas me mua dhe kemi biseduar vetëm për pandeminë e coronavirusit”, deklaroi Kurti në RTV 21, përcjell Telegrafi.

Deri më tani në Kosovë janë konfirmuar 224 raste me COVID-19./Telegrafi/