Kryeministri, Albin Kurti i ka përkujtuar të vrarët e familjes Muliqi në 25 vjetorin e masakrës së dytë në Abri të Epërme të Drenicës.
Kryeministri Kurti e ka vizituar vendin e prehjes së dëshmorëve të familjes Muliqi bashkë me ministrin e Mbrojtjes Ejup Maqedonci, zëvendësministrin e Punëve të Brendshme të Kosovës, Blerim Gashani dhe deputetët e Kuvendit nga Lëvizja Vetëvendosje – Enver Dugolli e Gani Krasniqi.
Përmes një njoftimi, Kurti ka kujtuar se pas masakrës së 26 shtatorit në të cilën u vranë 23 anëtarë të familjes Deliu, forcat e armatosura serbe më 30.03.1999, vranë tetë burra të familjes Muliqi.
Kurti ka thënë se katër nga të vrarët e familjes Muliqi ishin nxënës të moshave nga 13 deri 17 vjeҫ.
“Sejfulla Muliqi është dëshmor i kësaj familje, i cili pa i mbushur 17 vjet, kishte shitur lopën në Qirez për të blerë armën e për t’iu bashkëngjitur UÇK-së, për të luftuar forcat okupatore serbe. Ai ka rënë në betejë më 19 gusht 1998” – ka shkruar Kurti, në profilin e tij Facebook.
Kurti ka bërë thirrje që kryesit e mundshëm që kanë bërë krime gjatë luftës në Kosovës të përballen me drejtësinë, pasi sipas tij, për këto dy masakra nuk ka asnjë të akuzuar e as të dënuar deri më sot.
“Kodi i Procedurës Penale, me ndryshimet në 2019 dhe 2022, u jep mundësinë prokurorëve tanë për gjykim në mungesë të kriminelëve serbë të luftës. Që të gjithë ata që kanë kryer krime gjatë luftës në Kosovë të ballafaqohen me drejtësinë dhe ta marrin dënimin e merituar. Andaj sërish i bëjmë thirrje Prokurorisë së Shtetit t’i trajtojnë me seriozitetin maksimal rastet e krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë”.
“Për drejtësi, që shëron e mbyll plagët e hapura e të njoma të familjeve të cilat i dhanë kaq shumë Kosovës për çlirim”, ka deklarua Kurti.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëKSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend
Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme
Fatmir Bytyqi jep dorëheqje, kërkon dorëheqje edhe nga kryesia e LSDM-së
Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate
Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët
"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?