LAJMI I FUNDIT:

Kurti: Të shohim për çfarë është thirrur mbledhja e Këshillit të LDK-së, unë jam i gatshëm për kryeministër

Kurti: Të shohim për çfarë është thirrur mbledhja e Këshillit të LDK-së, unë jam i gatshëm për kryeministër

Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka thënë se sot do të shihet se mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së a do t’i betonojë qëndrimet e deritanishme, apo është thirrur për ta mundësuar marrëveshjen me Lëvizjen Vetëvendosje.

Kurti këtë deklaratë e bëri pasi dëshmoi lidhur me kallëzimin penal kundër Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit.

“… Kam besuar se duhet të ketë takim këtë javë por nuk dua të ndërhyj të LDK…. Mësova se ka thirrur një mbledhje të Këshillit të Përgjithshëm si organi i saj më i lartë…”, tha ai.

Sipas tij, do shihet sot pas dite nëse Këshilli i LDK-së është thirrur për t’i betonuar qëndrimet, apo për ta mundësuar marrëveshje me neve.

“Unë besoj që duhet të ketë takime mirëpo nuk mund të ketë takime përderisa thirren organet më të larta të subjektit”, tha ai.

Lideri i VV-së tha se shpreson dhe uron që ashtu qysh ka vendosur populli, të ketë një qeveri të re nga opozita.

“Populli e do këtë ndryshim, unë jam i gatshëm për këtë ndryshim, kam garuar për kryeministër të ri, kam fituar në zgjedhje, VV-ja është fituese besoj që sa më parë që merremi vesh, aq më mirë do të jetë dhe në 26 tetor të shkojmë të përgatitur për marrëveshjen e cila përveç harmonizimit programor të dakorduar do ta ketë edhe atë për ndarjen e përgjegjësive”, u shpreh më tej Kurti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Siguri
Kalo në kategori