LAJMI I FUNDIT:

Kurti: Do të ndihmojmë fëmijët të cilët e kanë të domosdoshëm kujdesin e shtetit

Kurti: Do të ndihmojmë fëmijët të cilët e kanë të domosdoshëm kujdesin e shtetit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, iu bashkua thirrjes për raportim të dhunës tek fëmijët, në kuadër të fushatës “Bëhu mburoja ime’’ të lansuar sot nga Shoqata e Paraplegjikëve dhe Paralizës së Fëmijëve të Kosovës – HANDIKOS.

Në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, Kryeministri Kurti së bashku me Presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, dhe Ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, mori pjesë në aktivitetin simbolik të organizuar nga HANDIKOS, në sheshin Skënderbeu në Prishtinë.


“Sot e kemi 1 Qershorin – Ditën e fëmijëve dhe natyrisht se përderisa i kujtojmë me gëzim të gjithë fëmijët që shkojnë në shkollë apo në kopsht dhe edukohen, në të njëjtën kohë ndajmë dhembjen me të gjithë fëmijët që janë viktima të dhunës. Zotohemi që më së shumti e më së pari do të ndihmojmë fëmijët në varfëri, fëmijët që janë viktima të dhunës, qoftë fizike ose psikike, dhe fëmijët me nevoja të veçanta, të cilët e kanë të domosdoshëm kujdesin e shtetit”, tha kryeministri Kurti.

Ai shtoi se së bashku me Presidenten, edhe kur kanë shkruar zotimet bashkë, edhe sot kur janë në krye të shtetit, në mendje dhe zemër, i kanë para se gjithash fëmijët e vendit tonë, që janë e ardhmja jonë.

“Konsiderata që kemi për fëmijët tregon se çfarë të ardhme do të ketë shteti e shoqëria jonë”, theksoi Kryeministri Kurti.

Krahas aktivitetit simbolik në Prishtinë, HANDIKOS, në kuadër të fushatës ‘’Bëhu mburoja ime’’, në sheshet e Ferizajt, Gjakovës e Mitrovicës sot vendosi instalacione – kukulla fëmijë, me thënie të fëmijëve që kanë përjetuar dhunë nëpër familjet e tyre, duke bërë thirrje që të ngritet sa më shumë vetëdija për raportimin e dhunës ndaj fëmijëve. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori