LAJMI I FUNDIT:

Kurti te Kompleksi Memorial për viktimat e familjes Berisha: Me presidenten në ardhje do të bëjmë çmos që t’iu dalim në ndihmë këtyre familjeve

Kurti te Kompleksi Memorial për viktimat e familjes Berisha: Me presidenten në ardhje do të bëjmë çmos që t’iu dalim në ndihmë këtyre familjeve

Kryeministri Albin Kurti bëri sot homazhe te Kompleksi Memorial për viktimat e familjes Berisha, ndërsa  tha se ky muze është jeta jonë, e kaluar jonë traumatike.

Kurti më tej tha se e ardhmja e Republikës së Kosovës varet shumë nga kujtesa kolektive dhe se në dialogun me Serbinë çështja e të pagjeturve është prioritet.

“Nuk mund të kemi të ardhme të sigurt, paqe e qetësi derisa nuk e kemi drejtësinë, e cila jo vetëm na është vonuar, por edhe për shkak se nuk ka filluar ende”.


“Si kryeministër i ri, bashkë me presidenten në ardhje, Vjosa Osmani do të bëjmë çmos që këtyre familjeve që paguan çminim kaq të lartë për liri dhe pavarësi t’iu dalim në ndihmë të jemi përkrah tyre edhe sa i përket traumave, humbjeve e vuajtjeve që kanë përjetuar, por edhe sa i përket aktivizimit sa më të madh të madh të sistemit të drejtësisë, veçanërisht prokurorisë që kriminelët të përfundojnë prapa grilave”.

Kurti më tej tha se masakrat në Kosovë janë e vërteta e shtetit të Serbisë, janë e kaluara jonë që nuk kalon.  Është përditë me neve, kur zgjohemi e çdo mbrëmje kur nuk na zë gjumi”, tha Kurti.

Ai tha se janë 547 viktima civile në komunën e Suharekës, ndërsa 80 janë ende të pagjetur.

“Serbia pas vrasjeve që kreu këtu me forcat e saj i rrëmbeu edhe kufomat dhe u përpoq të varros të vërtetën, por ajo u rishfaq në liqenet e saj nga kamionat që nuk ngeleshin dot në thellësi të ujërave”, tha Kurti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shefi i Zjarrfikësve jep detaje nga aksidenti tragjik në Liqenin e Badovcit: Dy trupa u gjetën në ujë, një në veturë

Shefi i Zjarrfikësve jep detaje nga aksidenti tragjik në Liqenin e Badovcit: Dy trupa u gjetën në ujë, një në veturë

Jehona Hulaj
Viktimat e aksidentit tragjik ishin rreth moshës 20 vjeç, kryeprokurori Gashi: Dy janë identifikuar - njëri ende jo

Viktimat e aksidentit tragjik ishin rreth moshës 20 vjeç, kryeprokurori Gashi: Dy janë identifikuar - njëri ende jo

Jehona Hulaj
Sveçla reagon pas aksidentit tragjik në Badovc: Ekspertët janë duke bërë hetimet, qytetarët të vozisin me kujdes

Sveçla reagon pas aksidentit tragjik në Badovc: Ekspertët janë duke bërë hetimet, qytetarët të vozisin me kujdes

Lajme
​Nagavci: Familjeve që nuk kanë mundësi financiare, do t’ia mbulojmë pagesën e çerdheve

​Nagavci: Familjeve që nuk kanë mundësi financiare, do t’ia mbulojmë pagesën e çerdheve

Arsim
Mbi 3 mijë paketime me produkte të skaduara konfiskohen nga Dogana e Kosovës

Mbi 3 mijë paketime me produkte të skaduara konfiskohen nga Dogana e Kosovës

Lajme
Nga Mali i Zi në Kosovë: Historia e mjekes që u bë dorë e zgjatur për shumë gra

Nga Mali i Zi në Kosovë: Historia e mjekes që u bë dorë e zgjatur për shumë gra

Sociale
Kalo në kategori