LAJMI I FUNDIT:

Kurti takon përfaqësuesit e Unionit të bizneseve shqiptare-gjermane, Gjykata komerciale pritet të funksionalizohet brenda dy muajve

Kurti takon përfaqësuesit e Unionit të bizneseve shqiptare-gjermane, Gjykata komerciale pritet të funksionalizohet brenda dy muajve

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me zëvendësministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi, priti në takim një delegacion nga Unioni i bizneseve shqiptare-gjermane, të drejtuar nga Nazmi Viqa.

Kryeministri Kurti i falënderoi për angazhimin dhe kontributin që kanë dhënë si platformë ekonomike në mërgatë.

Ai foli për mundësitë që Kosova ofron për investime dhe i njoftoi për themelimin e Gjykatës Komerciale që pritet të funksionalizohet brenda dy muajve të ardhshëm e që beson se do të rrisë sigurinë juridike për bizneset vendore dhe investimet e huaja.

Duke u shprehur interesimin për të krijuar një partneritet të ngushtë me mërgatën, kryeministri tha se mirëpret gjithë ndërmarrësit nga mërgata që bashkë edhe me partnerët e tyre ndërkombëtarë të investojnë në Kosovë, me prioritet në prodhim të produkteve.

Ndër të tjera, në takim u diskutua edhe për brengat dhe sfidat që kanë bizneset. /Telegrafi/