LAJMI I FUNDIT:

Kurti takon Lajçakun në Greqi: Moti ishte shumë më i nxehtë se diskutimi ynë

Kurti takon Lajçakun në Greqi: Moti ishte shumë më i nxehtë se diskutimi ynë

Kryeminsitri Albin Kurti, po merr pjesë në edicionin e 25-të të Simpoziumit Ndërkombëtar SYMI, që po mbahet në Greqi.

Gjatë këtij simpozumi, Kurti ka takuar edhe të dërguarin special të Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak.

Siç njofton kryeministri në Twitter, me Lajçakun është biseduar për uljen e tensioneve dhe normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

“Pata një bisedë të gjatë me të dërguarin special të Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, në margjinat e Simpoziumit të 25-të të SYMI në Kretë. U bisedua për uljen e tensioneve dhe normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Ne mbetemi të përkushtuar. Moti ishte shumë më i nxehtë se diskutimi ynë”, tha Kurti.

Kurti në bashkëbisedim me ish-kryeministrin e Greqisë, hap panelin për Ballkanin në Simpoziumin SYMI
Lexo po ashtu Kurti në bashkëbisedim me ish-kryeministrin e Greqisë, hap panelin për Ballkanin në Simpoziumin SYMI

Tensionet në veri të Kosovës u rritën në fund të majit, pasi serbët lokalë kundërshtuan kryetarët e rinj shqiptarë në veri, që hynë në ndërtesat komunale nën përcjelljen e Policisë së Kosovës.

Serbët po kërkojnë tërheqjen e plotë të njësive speciale të Policisë së Kosovës dhe të kryetarëve të rinj.

Faktori ndërkombëtar ka kërkuar nga Kosova dhe Serbia të ulin tensionet dhe Prishtina të organizojë zgjedhje të reja.

Kosova edhe më herët nuk është shprehur kundër mbajtjes së zgjedhjeve në komunat në veri – të banuara me shumicë serbe – por zyrtarët shtetërorë kanë kërkuar që ato të përgatiten në mënyrë që të mos ketë bojkot.

Zgjedhjet e fundit në veri, ato të prillit kur u zgjodhën kryetarët e rinj shqiptarë, u bojkotuan nga partitë dhe popullata serbe./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vdes profesori i meterologjisë, Sylë Tahirsylaj

Vdes profesori i meterologjisë, Sylë Tahirsylaj

Lajme
Haxhiu nga Podujeva vdiq në Qabe, teologu tregon pse trupi i të ndjerit nuk mund të kthehet nga Arabia

Haxhiu nga Podujeva vdiq në Qabe, teologu tregon pse trupi i të ndjerit nuk mund të kthehet nga Arabia

Sociale
Turistët mbushin Sarandën, çmimet më të lira i orientojnë drejt plazheve publike

Turistët mbushin Sarandën, çmimet më të lira i orientojnë drejt plazheve publike

Lajme
Kosova në mesin e 80 vendeve që mbështetën integritetin territorial të Ukrainës, 13 shtete refuzuan

Kosova në mesin e 80 vendeve që mbështetën integritetin territorial të Ukrainës, 13 shtete refuzuan

Lajme
Milatoviq injoroi takimin me presidenten Osmani, reagon ish-kryediplomati malazez

Milatoviq injoroi takimin me presidenten Osmani, reagon ish-kryediplomati malazez

Lajme
Mbeti më shumë se gjysmë ore në ajër me aeroplanin e tij, Pacolli akuzon Autoritetin e Aviacionit Civil të Kosovës

Mbeti më shumë se gjysmë ore në ajër me aeroplanin e tij, Pacolli akuzon Autoritetin e Aviacionit Civil të Kosovës

Lajme
Kalo në kategori