LAJMI I FUNDIT:

Kurti takohet me personalitete të rëndësishme në Gjermani

Kurti takohet me personalitete të rëndësishme në Gjermani

Në kuadër të vizitës dy ditore që është duke e bërë në Berlin, kryetari i Vetëvendosjes, Albin  Kurti ka takuar këshilltarin kryesor për politikë të jashtme dhe siguri të kancelares Merkel,  Jan Hecker, ministrin e Punëve të Jashtme të Gjermanisë Jens Uwe Plötner si dhe dy deputetët e SPD-së, Fritz Felgentreu dhe Nils Schmid.

Kurti përmes një shkrimi të bërë në Facebook, ka shkruar se në takimet e zhvilluar ka diskutuar për marrëdhëniet bilaterale Kosovë-Gjermani si dhe për sfidat e ardhshme të Qeverisë së re, transmeton Telegrafi.


“Në ditën e dytë të qëndrimit në Berlin takova këshilltarin kryesor për politikë të jashtme dhe siguri të Kancelares Merkel, z. Jan Hecker. Më pas vizitova edhe Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë për takimin me z. Jens Uwe Plötner, Drejtor Politik. Ndërkaq, në Bundestagun gjerman takova dy deputetë të SPD-së, z. Fritz Felgentreu dhe z. Nils Schmid.

Në të gjitha këto takime diskutuam për marrëdhëniet bilaterale Kosovë-Gjermani, si dhe për sfidat e qeverisë së ardhshme në fushat e drejtësisë, ekonomisë, integrimeve evropiane dhe të dialogut me Serbinë. Kosova te Gjermania e ka partnerin e mirë për shtet-ndërtim demokratik, sundim të ligjit dhe zhvillim të gjithëmbarshëm”, ka shkruar Kurti.

Po ashtu gjatë ditës së djeshme, Kurti ka zhvilluar takime të ndryshme me deputetët e Bundestagut gjerman./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Kronikë e Zezë
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Kalo në kategori