LAJMI I FUNDIT:

Kurti me komandantin e Gardës Kombëtare të Iowa-s, flasin për sigurimin e pajisjeve të avancuara për FSK-në

Kurti me komandantin e Gardës Kombëtare të Iowa-s, flasin për sigurimin e pajisjeve të avancuara për FSK-në

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim komandantin e Gardës Kombëtare të Iowa-s, gjeneralmajorin Benjamin J. Corell.  

Duke theksuar angazhimin dhe përkushtimin e Qeverisë për ngritjen profesionale të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Kurti shprehu mirënjohjen e thellë për mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.


“Ai veçanërisht falënderoi shtetin e Iowa-s dhe Gardën Kombëtare të Iowa-s për kontributin e deritashëm për Forcën e Sigurisë si dhe rolin rol kyç në të bërit e Kosovës kontribuese të sigurisë në botë, duke e përfshirë FSK-në në misionet e ruajtjes së paqes”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.

Kryeministri ritheksoi se synimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës është të kemi Forcë që është e aftë të përmbushë detyrat e veta kushtetuese në mbrojtje të vendit dhe të jetë e ndërveprueshme me partnerët dhe aleatët në ruajtjen e paqes në botë.

U bisedua edhe për zhvillimin e mëtutjeshëm të aftësive, rritjen e kapaciteteve dhe sigurimin e pajisjeve të reja dhe të avancuara për Forcën e Sigurisë së Kosovës.

“Në takimin e përbashkët, ku mes tjerësh ishin të pranishëm edhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey M. Hovenier, koloneli Ejup Maqedonci dhe Shefi i Stafit të Kryeministrit, Luan Dalipi, u theksua partneriteti i fortë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe shtetit të Iowa-s, dhe potenciali për rritje të bashkëpunimit”.

Duke folur për Shërbimet Konsullore në Iowa, të hapura në maj të vitit të kaluar, u theksua se po ndikon në përmirësimin e marrëdhënieve të Kosovës me shtetin e Iowa-s dhe më gjerë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, njofton tutje Zyra e Kryeministrit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Politikë
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Politikë
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje:

Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"

Lajme
Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Lajme
Kalo në kategori