LAJMI I FUNDIT:

Kurti takohet me disa nga deputetët e Bundestagut gjerman, diskuton për Qeverinë e re

Kurti takohet me disa nga deputetët e Bundestagut gjerman, diskuton për Qeverinë e re

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka takuar sot në Bundestagun gjerman deputetët e SPD-së, Stefan Schwartze dhe Josip Juratovic.

Kurti përmes një shkrimi të bërë në llogarinë e tij në Facebook, ka shkruar se deputetët Schwartze dhe Juratovic i ka falënderuar për mbështetjen që e kanë dhënë në Berlin e në Kosovë, sidomos gjatë fushatës zgjedhore nga e cila Vetëvendosje doli fituese më 6 tetor, transmeton Telegrafi.


Po ashtu, kryetari i VV-së, ka bërë të ditur se ka takuar edhe deputetin nga Të Gjelbërit,  Manuel Sarrazin, me të cilin ka diskutuar për gjendjen socio-ekonomike në Kosovë, atë politike edhe në rajon, si dhe mundësitë e bashkëpunimit me qeverinë e re për mbrojtjen e mjedisit në Kosovë.

Gjithashtu, Kurti ka pohuar se ka zhvilluar një takim edhe me  deputetin tjetër të SPD-së, Metin Hakverdi, i cili është raportues për çështjet e BE-së.

Ai ka theksuar se me deputetin Hakverd ka biseduar për drejtësinë, punësimin dhe integrimet evropiane si preokupime kryesore të qeverisë për të ardhmen.

Në fund të shkrimit, Kurti ka thënë se kuadër të vizitës dyditore në Berlin ai do të zhvillojë edhe takime tjera./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Lajme
Britania e Madhe reagon për protestën para Bashkisë së Tiranës: Molotovi nuk ka vend në demokraci

Britania e Madhe reagon për protestën para Bashkisë së Tiranës: Molotovi nuk ka vend në demokraci

Lajme
11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
SHBA-ja synon ta

SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor

Lajme
Haradinaj kritikon ashpër Kurtin: Autostrada e Dukagjinit do të ndërtohet herëdokur

Haradinaj kritikon ashpër Kurtin: Autostrada e Dukagjinit do të ndërtohet herëdokur

Politikë
Kalo në kategori