LAJMI I FUNDIT:

Kurti: Situata aktuale, përpjekje e dobët e Beogradit për të zëvendësuar dialogun me destabilizimin

Kurti: Situata aktuale, përpjekje e dobët e Beogradit për të zëvendësuar dialogun me destabilizimin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se situata aktuale është një përpjekje e dobët e Beogradit për të zëvendësuar dialogun me destabilizimin.

“Jam dakord që nuk ka alternativë ndaj dialogut. Situata aktuale është një përpjekje e dobët e Beogradit për të zëvendësuar dialogun me destabilizimin. Ata do të dështojnë: Unë premtoj të punoj me NATO_KFOR për të garantuar siguri dhe sundim të ligjit, pa diskriminim në tërë Republikën e Kosovës”, ka shkruar ai në Twitter.


Kurti së bashku me zëvendëskryeministrin për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi dhe ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, priti në takimin komandantin e Forcave paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë (KFOR), gjeneralmajorin Angelo Michele Ristuccia.

Sipas një komunikate të Qeverisë, kryeministri Kurti dhe ministri Sveçla falënderuan gjeneralmajorin Ristuccia për angazhimin dhe përkushtimin e KFOR-it, veçanërisht gjatë javëve të fundit, për të garantuar paqe e siguri në veri të Ibrit.

“Në këtë takim u bisedua për angazhim dhe koordinim ndërmjet Qeverisë, institucioneve të Republikës së Kosovës dhe Forcave paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë (KFOR) në shërbim të paqes, e në ruajtje të rendit publik dhe sigurisë për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatë.

Në trend Lajme

Më shumë
BE-ja mbështetë Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i procesi i anëtarësimit

BE-ja mbështetë Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i procesi i anëtarësimit

"Nënat e Srebrenicës" falënderojnë presidenten Osmani: Një fjalim i tillë do të mbahet mend ndër breza

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
“U shku me vra Ganinë”, dëshmitari tregon se çfarë dëgjoi ditën kur ndodhi vrasja e trefishtë në Gllogjan

“U shku me vra Ganinë”, dëshmitari tregon se çfarë dëgjoi ditën kur ndodhi vrasja e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

Lajme
Shqiptari që goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë del para gjykatës: Nuk kam pasur qëllim për ta vrarë

Shqiptari që goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë del para gjykatës: Nuk kam pasur qëllim për ta vrarë

Kalo në kategori