LAJMI I FUNDIT:

Kurti: Sulmi terrorist kishte qëllim aneksimin e veriut të Kosovës

Kurti: Sulmi terrorist kishte qëllim aneksimin e veriut të Kosovës
Reklama

Kryeministri Albin Kurti, është deklaruar sërish pas sulmit terrorist nga grupe të armatosura serbe në veri të vendit.

Ai në një postim në platformën “X” ka shkruar se në bazë të dokumenteve të konfiskuara e të konfirmuara nga Policia e Kosovës, sulmi terrorist ishte plan për aneksimin e veriut të Kosovës.


“Në bazë të dokumentacionit të konfiskuar nga Policia e Kosovës, konfirmohet se sulmi terrorist ishte pjesë e një plani më të madh për të aneksuar veriun e Kosovës, nëpërmjet një sulmi të koordinuar në 37 pozicione të dallueshme. Do të pasonte krijimi i një korridori për në Serbi, për të mundësuar furnizimin me armë dhe me trupa”, ka shkruar kryeministri Albin Kurti transmeton Telegrafi.

Ndryshe janë bërë një javë nga sulmi terrorist ndaj Policisë së Kosovës, që ndodhi në Banjskë të Zveçanit, ku i vrarë mbeti rreshteri Afrim Bunjaku dhe u plagos zyrtari tjetër policor Alban Rashiti.

Policia e Kosovës ka vazhduar me operacionet e saja ku ka konfiskuar arsenal armësh në zonën ku ndodhi sulmi, duke përfshirë këtu: granatahedhës, antiplumb, karikator me fishekë, kapela ushtarake, dorëza, pushkë gjuetie, snjaper, radiolidhje etj.

Arsenal armësh e pamje nga ushtrimet e grupit terrorist në pronën e Radoiçiqit - të gjitha dëshmitë e siguruara deri më tani nga shteti i Kosovës
Lexo po ashtu Arsenal armësh e pamje nga ushtrimet e grupit terrorist në pronën e Radoiçiqit - të gjitha dëshmitë e siguruara deri më tani nga shteti i Kosovës

Të gjitha këto sipas Policisë së Kosovës i takonin grupit të armatosur terroristë i cili përbëhej nga më shumë se 30 veta, të cilët pas sulmit u fshehën në Manastirin e Banjskës./Telegrafi/.

Në trend Lajme

Më shumë
Visar Ymeri i kërkon falje publike policit Amir Gërguri: Këtë duhet ta bëjë edhe ministrja Haxhiu

Visar Ymeri i kërkon falje publike policit Amir Gërguri: Këtë duhet ta bëjë edhe ministrja Haxhiu

Lajme
Udhëtimi pa viza nga 1 janari – ja sa para duhet të keni me vete kur udhëtoni në zonën Shengen

Udhëtimi pa viza nga 1 janari – ja sa para duhet të keni me vete kur udhëtoni në zonën Shengen

Lajme
Kush është shqiptarja që u shpall mësuesja e vitit në Britaninë e Madhe

Kush është shqiptarja që u shpall mësuesja e vitit në Britaninë e Madhe

Lajme
​Vrapoi 260 kilometra nga Prishtina në Tiranë, Zyberaj merr medalje nga Bashkia e Tiranës

​Vrapoi 260 kilometra nga Prishtina në Tiranë, Zyberaj merr medalje nga Bashkia e Tiranës

Lajme
Çfarë thonë historianët, a e qëndisi Marigoja flamurin e Pavarësisë së Shqipërisë

Çfarë thonë historianët, a e qëndisi Marigoja flamurin e Pavarësisë së Shqipërisë

Lajme
Analistët thonë se Kurti u largua nga ideja e bashkimit kombëtar pasi erdhi në pushtet

Analistët thonë se Kurti u largua nga ideja e bashkimit kombëtar pasi erdhi në pushtet

Lajme
Kalo në kategori