LAJMI I FUNDIT:

Kurti sot përmbyll vizitën në Bruksel: Do të kemi mbështetje serioze në rrugën tonë euro-atlantike

Kurti sot përmbyll vizitën në Bruksel: Do të kemi mbështetje serioze në rrugën tonë euro-atlantike

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë të ditur se sot do të përmbyll vizitën në Bruksel, me Komitetin e Parlamentit Evropian për Punë të Jashtme.

Kurti ka thënë se takimet që ka zhvilluar gjatë këtyre ditëve në Bruksel, ishin takime përmbajtjesorë dhe një shpresë për të ardhmen e Kosovës.


“Ishin këto takime përmbajtjesore të një mikpritje të ngrohtë që më jep shpresë për të ardhmen e Kosovës. Për planin tonë të reformave të shumëfishta dhe orientimin evropian dhe euro-atlantik do të kemi mbështetje serioze”, ka shkruar Kurti.

NATO mbështet rifillimin e dialogut, Stoltenberg: Është e vetmja rrugë për një zgjidhje të qëndrueshme politike
Lexo po ashtu NATO mbështet rifillimin e dialogut, Stoltenberg: Është e vetmja rrugë për një zgjidhje të qëndrueshme politike

Postimi i plotë:

I shoqëruar nga zëvendësit e mi z. Besnik Bislimi dhe znj. Donika Gërvalla, vizitën dje në Bruksel e filluam me takimin me Kryeministrin e Belgjikës, z. Alexander De Croo, dhe vazhduam pastaj në Komisionin Evropian në takime me pesë anëtarë të tij:

z. Janusz Wojciechowski – Komisioneri Evropian për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, z. Didier Reynders – Komisioneri Evropian për Drejtësi, znj. Kadri Simson – Komisionerja për Energji, z. Paolo Gentiloni – Komisioneri Evropian për Ekonomi, dhe z. Valdis Dombrovskis – Nënkryetari Ekzekutiv i Komisionit Evropian për një Ekonominë që Punon për Njerëzit. Takuam gjithashtu edhe Kryetarin e Parlamentit Evropian, z. David Sassoli, si dhe z. Miroslav Lajčák – Përfaqësuesi Special i BE-së për Dialogun dhe Ballkanin Perëndimor.

Ndërkaq sot ditën e filluam me z. Jens Stoltenberg – Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s për të vazhduar mandej me z. Josep Borrell – Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, z. Olivér Várhelyi – Komisioneri Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim si dhe znj. Ursula von der Leyen – Presidente e Komisionit Evropian. Ditën dhe vizitën në

Bruksel e përmbyllim me Komitetin e Parlamentit Evropian për Punë të Jashtme (AFET).

Ishin këto takime përmbajtësore të një mikpritje të ngrohtë që më jep shpresë për të ardhmen e Kosovës. Për planin tonë të reformave të shumëfishta dhe orientimin evropian dhe euro-atlantik do të kemi mbështetje serioze. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ndërtimi i tunelit në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, në fazën e prokurimit - Rama publikon pamjet

Ndërtimi i tunelit në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, në fazën e prokurimit - Rama publikon pamjet

Komunat
Anulohet orari i barnatoreve në Prishtinë - nuk do të ketë kufizime

Anulohet orari i barnatoreve në Prishtinë - nuk do të ketë kufizime

Komunat
Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Lajme
Shumica e vendeve të BE-së, pro heqjes së masave ndaj Kosovës

Shumica e vendeve të BE-së, pro heqjes së masave ndaj Kosovës

Lajme
Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Lajme
Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Lajme
Kalo në kategori