LAJMI I FUNDIT:

Kurti: Me Serbinë do të ketë reciprocitet ekonomik dhe tregtar

Kurti: Me Serbinë do të ketë reciprocitet ekonomik dhe tregtar

Kryeministri i vendit Albin Kurti pas një takimi me shefen e Zyrës së BE-së në Kosovë, Natalyia Apostolova ka thënë se me Serbinë do të ketë reciprocitet ekonomik dhe tregtar.

Kurti duke folur para medieve për taksën 100 për qind, ka treguar se Serbia dhe Bosnja e Hercegovina nuk janë të njëjta, sipas tij, edhe për shkaqe historike.


“Ne nuk i vendosim Serbinë dhe Bosnjën në të njëjtën fjali asnjëherë, edhe për shkaqe historike edhe për arsye aktuale. e konsiderojmë se jemi këtu ku jemi si qeveri e re për shkak të zotimit tonë që me Serbinë do të kemi reciprocitet politik, ekonomik dhe tregtar. Edhe LDK edhe LVV edhe zonja Osmani edhe unë, mbi 60 për qind e votave kanë qenë praktikisht me parimin e reciprocitetit. Por unë besoj që edhe ata të cilët janë sot në opozitë dhe ata që nuk na votuan, por unë do të jem edhe kryeministër edhe i tyre, mund të mos pajtohen me mua me gjëra të ndryshme, por për reciprocitetin janë plotësisht dakord”, tha Kurti, përcjell Telegrafi.

Kurse Apostolova ka thënë se taksa 100 për qind ka shkelur bashkëpunimin ndërkombëtar.

“Bashkimi Evropian ka shprehur mendimin e vet për taksën, konsiderojmë që taksa ka shkelë bashkëpunimin ndërkombëtar dhe marrëveshjen e CEFTA-së. Ne tani po presim që qeveria e re të dalë me propozime dhe ide të reja sesi do ta trajtojnë këtë çështje. Për ne është shumë me rëndësi që dialogu në mes Kosovës dhe Serbisë të fillojë”, është shprehur Apostolova. /Telegrafi/