LAJMI I FUNDIT:

​Kurti: Rrugën drejt ardhmërisë na e kanë ndriçuar dëshmorët e kombit

​Kurti: Rrugën drejt ardhmërisë na e kanë ndriçuar dëshmorët e kombit

Është hapur ekspozita për kontributin atdhetar të familjes Lleshi, nga autorët Sadik Krasniqi dhe Besnik Rraci, në Muzeun Kombëtar të Kosovës. Pjesë e hapjes së kësaj ekspozitë ishte edhe kryeministri Albin Kurti, i cili vlerësoi kontributin e familjes Lleshi për çlirimin e Kosovës.

Ai nënvizoi se Pavarësia e Kosovës i ka rrënjët në gjakun e dëshmorëve.


“Shënime të tilla janë shumë të rëndësishme, jo vetëm për shënimin e historisë por edhe për të mos e humbur asnjëherë rrugën drejt ardhmërisë së ndritshme, e të cilën na e kanë ndriçuar dëshmorët e kombit të të gjitha luftërave dhe në veçanti do të theksoja luftën e fundit të UÇK-së”, tha ai.

Hapjen e kësaj ekspozite e mirëpritën edhe familja Lleshi, sipas të cilëve veprat e dëshmorëve nuk duhet t’i mbulojë pluhuri i historisë.

“Ata (dëshmorët) nuk kërkojnë shumë, ata nuk kërkojnë luks, por kërkojnë t’i kujtojmë, të punojmë dhe t’i respektojmë. Besoj se sot e kemi bërë një vepër të mirë ndaj tyre, jo aq sa e meritojnë, por siç po shihet e kemi qit në dritë veprat e tyre që mos t’i mbulojë pluhuri i historisë”, tha Gegë Lleshi.

Ndërkaq, njëri nga autorët e ekspozitës, Sadik Krasniqi, tha se familja Lleshi e ka kultivuar frymën atdhetare gjithmonë, derisa në vitet e ‘90-a luftuan heroikisht ndaj forcave okupatore serbe.

“Kjo familje ishte një ndër familjet më të njohura kombëtare dhe shqiptare në rajonin e Dushkajës, e cila nga gjiri vet nxori shumë burra dhe djem të zotë që kontribuuan për lirinë e atdheut. Ndër ta ishin Mark Lleshi me dy djemtë, Pashkun dhe Tunën, Dodë Lleshi me djalin Ndonë dhe duke vazhduar edhe me pasardhësit e tyre”, tha ai, raporton kp.

Hapja e kësaj ekspozite është bërë në 25 vjetorin e rënies heroike të Mark dhe Kolë Lleshi, të cilët ranë dëshmorë më 7 gusht 1998.

Kurse, një vit më vonë më 28 janar 1999 ranë dëshmorë në dyluftime edhe Prend dhe Memë Lleshi.

Në trend Lajme

Më shumë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Nuk dihet gjendja shëndetësore e katër të plagosurve në Lupç, shumë policë te hyrja në Emergjencë

Nuk dihet gjendja shëndetësore e katër të plagosurve në Lupç, shumë policë te hyrja në Emergjencë

Lajme
Kosova pranë anëtarësimit në KiE, Bakoyannis: Asnjë kandidati nuk i janë kërkuar kaq shumë reforma

Kosova pranë anëtarësimit në KiE, Bakoyannis: Asnjë kandidati nuk i janë kërkuar kaq shumë reforma

Lajme
Hyn në fuqi marrëveshja, Shqipëria dhe Kosova heqin kontrollet në kufij për nëntë muaj

Hyn në fuqi marrëveshja, Shqipëria dhe Kosova heqin kontrollet në kufij për nëntë muaj

Lajme
Kalo në kategori