LAJMI I FUNDIT:

Kurti i reagon Petkoviqit pasi tha se nëse Kosova fillon reciprocitetin e targave, do të nis formimi i Asociacionit

Kurti i reagon Petkoviqit pasi tha se nëse Kosova fillon reciprocitetin e targave, do të nis formimi i Asociacionit

Kryeministri Albin Kurti, ka folur pasi drejtori i ashtuquajturës, Zyrë për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, kërcënoi se serbët do të fillojnë formimin e Asociacionit, në rast që nuk tërhiqet vendimi për reciprocitetin për targat.

Si kundërpërgjigje, Kurti ka thënë se nuk i duket e shëndetshme për demokracinë nëse citojmë deklaratat nxitëse që vijnë nga Beogradi.

Kreu qeveritar shtoi se qytetarët serbë në Kosovë nuk po i kërkojnë që ta zbatojë Marrëveshjen për Asociacionin, që Kosova dhe Serbia kanë arritur në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.


Kryeminsitri po ashtu përmendi vendimin e Kushtetueses për Asociacionin.

Kërcënon Petkoviqi: Nëse Kosova fillon reciprocitetin e targave, nisim formimin e Asociacionit
Lexo po ashtu Kërcënon Petkoviqi: Nëse Kosova fillon reciprocitetin e targave, nisim formimin e Asociacionit

“Për Asociacionin e komunave me shumicë serbe e ka thënë qëndrimin e qartë Gjykata Kushtetuese, peticioni i qytetarëve dhe në anën tjetër, në zyrën time, ajo çfarë mund t’iu them, nuk ekziston asnjë letër e asnjë qytetari serb të Kosovës që thotë ‘zbatoje Asociacionin’. Asnjë. Për çdo javë marr letra nga qytetarët serbë, por asnjëra nuk është për Asociacionin””, tha Kurti.

Tutje deklaroi se si kryeminsitër, iu përgjigjet vetëm qytetarëve të Republikës së Kosovës.

“Andaj besoj që duhet ta kemi parasysh se kushtetutshmëria dhe ligjshmëria edhe me aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese nga dhjetori i vitit 2015, por gjithashtu edhe interesi publik i yni, nuk e imponon me domosdoshmërinë destabilizuese të Beogradit temën e këtillë në Kosovë”, tha Kurti.

Kosova dhe Serbia më 2013 kanë arritur Marrëveshjen fillestare për Asociacionin, ndërkaq më 2015 palët kanë nënshkruar edhe Marrëveshjen mbi parimet për krijimin e Asociaicionit.

Por, më 2015, Gjykata Kushtetuese gjeti se 23 pika të marrëveshjes ishin në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës, që tha se mund të harmonizohen me një akt ligjor të Qeverisë së Kosovës.

Serbia insiston që të zbatohet Marrëveshja për Asociacionin, ndërkaq kryeministri Kurti vazhdimisht është shprehur kundër një asociacioni njëetnik./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Lajme
Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

Lajme
E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

Lajme
Mushkolaj: Kurti nuk do ta fitojë betejën me shtetin

Mushkolaj: Kurti nuk do ta fitojë betejën me shtetin

Lajme
KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

Lajme
Dyshime për manipulime në votimin e diasporës: Vetëvendosje kërkon hetim të plotë

Dyshime për manipulime në votimin e diasporës: Vetëvendosje kërkon hetim të plotë

Lajme
Kalo në kategori