LAJMI I FUNDIT:

Kurti: Qeveria Hoti është qeveri e paligjshme, dialogu me kushtet e armikut është dorëzim

Kurti: Qeveria Hoti është qeveri e paligjshme, dialogu me kushtet e armikut është dorëzim

Ish-kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, thotë se Qeveria Hoti, nuk është qeveri, e cila do të qeverisë pasi sipas tij, me të, do të qeverisë presidenti Hashim Thaçi.

Kurti thotë se protestat kundër qeverisë janë të pashmangshme dhe se ato, siç thotë ai, do të vijnë shpejt.

Kurse sa i takon mundësisë se një marrëveshjeje me Serbinë, e negociuar nga presidenti dhe kryeministri, Kurti thekson se nuk do të ketë marrëveshje, sepse thotë ai, ‘Thaçi e Hoti, nuk kanë kapacitet për t’u përballur me Serbinë’.

“Qeveria Hoti është qeveri e paligjshme, meqenëse është paraprirë nga një aktgjykim i Gjykatës Kushtetuese, që është në kundërshtim me vetë vendimet e mëhershme të Gjykatës Kushtetuese. Është në kundërshtim me Kushtetutën dhe në këtë mënyrë, kjo gjykatë, në vend se të jetë gjykata më e lartë në republikë, është gjykata kulmore e kapjes së shtetit. Prandaj, nga ky aspekt, qeveria aktuale është qeveri e paligjshme. Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese është i papranueshëm për ne. Ndërkaq, në anën tjetër, kjo është sërish e paligjshme për shkak se u kantrabandua në kuvend nga presidenti. Pra, nuk është vullnet politik nga poshtë, as nga brenda kuvendit, por nga presidenti që ndodhet jashtë”, tha Kurti për REL.

Kurti, Qeverinë Hoti e ka quajtur jetëshkurtër.

Tash, Qeveria Hoti është qeveri koti. Kjo nuk është qeveri, e cila do të qeverisë. Kjo është qeveri, me të cilën do të qeveriset, qartazi [nga] presidenti, klani ‘pronto’. Këtyre të korruptuarve, që u goditën nga katër muaj të qeverisjes së mirë, iu levërdis një qeveri koti. Andaj, ne do ta bëjmë betejën tonë edhe brenda kuvendit, edhe jashtë. Grupi ynë parlamentar do t’i marrë vendimet se kur, për çka, cilës gjykatë do t’i adresohet. Por, natyrisht që bëhet fjalë për një qeveri të dobët, jetëshkurtër, por ne do të kujdesemi që të mos e ketë dëmin e madh.

Në trend Lajme

Më shumë
Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

Lajme
Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Siguri
U raportuan tri gropa në

U raportuan tri gropa në "Ndreqe.com", Komuna e Prishtinës intervenon në rregullimin e tyre

Prishtina
Kalo në kategori