LAJMI I FUNDIT:

Kurti: Projekti për shkëmbim territoresh vjen nga Rusia dhe Serbia

Kurti: Projekti për shkëmbim territoresh vjen nga Rusia dhe Serbia

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se ideja për shkëmbim territoresh është projekt që vjen nga Serbia dhe Rusia.

Kurti, përmes një postimi në Facebook, ka cituar një letër të ish kryenogociatores Edita Tahirit, dërguar Përfaqësueses të lartë të BE-së, Federica Mogherinit, ku theksohet se ideja për ndryshim të kufijve në rajonin e Ballkanit është skenarë i ndikuar nga Rusia.


Postimi i plotë i Kurtit:

“North by North-East

Znj. Tahiri e patëm kundërshtuar e kritikuar me të drejtë përgjatë dialogut 2011-2017 me Serbinë. Mund të jetë vetëm më keq sesa që e thotë ajo në këtë letër që sot i mbushi një vit e gjysmë. Aventura personale e presidentit të Kosovës gjithsesi nuk është edhe projekt personal. Ky projekt vjen nga Serbia e Rusia, pra nga veri-lindja, në kontrast me aleancën e veri-perëndimit, NATO-n.

Në letrën e saj dërguar znj. Mogherini e që mban datën 6 korrik 2017, ish ministrja pa portofol dhe ish kryenegociatorja e Kosovës, znj. Edita Tahiri, ndër të tjera shkruan edhe këtë: ‘Serbia gjithashtu u përpoq të luante disa skenarë të natyrës gjeopolitike duke promovuar idetë e ndryshimit të kufijve në rajon dhe këmbimin e territoreve, të cilat dukej se ishin ndikuar nga Rusia dhe ambiciet e saj për të rikthyer ndikimin e saj, të humbur pas përfundimit të Luftës së Ftohtë. Këto janë skenarë mjaft të rrezikshëm, të cilët kundërshtohen nga Kosova dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, duke qenë se pozicioni ynë i përbashkët strategjik është rreshtimi me botën Perëndimore dhe me komunitetin Euro-Atlantik’”, ka shkruar Kurti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dëshmitari thotë se në natën kritike e kishte parë në një kafiteri njërin nga të akuzuarit për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Dëshmitari thotë se në natën kritike e kishte parë në një kafiteri njërin nga të akuzuarit për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Edhe në rigjykim, Dardan Krivaqa e Arbër Sejdiu deklarohen të pafajshëm për vrasjen e Marigona Osmanit

Edhe në rigjykim, Dardan Krivaqa e Arbër Sejdiu deklarohen të pafajshëm për vrasjen e Marigona Osmanit

Drejtësi
LDK injoron letrën e PDK-së, Mustafa: Përgjigjen tashmë ia kemi kthyer ideatorit të vërtetë

LDK injoron letrën e PDK-së, Mustafa: Përgjigjen tashmë ia kemi kthyer ideatorit të vërtetë

Politikë
QKMK u bën thirrje qytetarëve t’i shmangen qarkullimit përmes pikave kufitare me Serbinë, të shtunën protestohet në territorin serb

QKMK u bën thirrje qytetarëve t’i shmangen qarkullimit përmes pikave kufitare me Serbinë, të shtunën protestohet në territorin serb

Lajme
Gazetarja: Turistët nga Kosova

Gazetarja: Turistët nga Kosova "braktisin" Durrësin, shtohen rezervimet nga vendet e BE-së dhe Britania

Lajme
Ish-ushtaraku: Serbia nuk mund të hyjë brenda kufijve të Kosovës, e kemi NATO-n

Ish-ushtaraku: Serbia nuk mund të hyjë brenda kufijve të Kosovës, e kemi NATO-n

Siguri
Kalo në kategori