LAJMI I FUNDIT:

​Kurti: Strategjia e re e BERZh-it për Kosovën përshpejton ringjalljen ekonomike

​Kurti: Strategjia e re e BERZh-it për Kosovën përshpejton ringjalljen ekonomike

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti në takim delegacionin nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZh), me të cilët biseduan lidhur me projektet aktuale dhe mundësitë e thellimit të bashkëpunimit për të ardhmen.

Në njoftimin e bërë nga zyra e kryeministrit thuhet se “Kurti theksoi se BERZh mbetet një ndër partnerët kryesor zhvillimor, gjë që u dëshmua edhe me përgjigjen e shpejtë për reagim ndaj situatës me pandeminë COVID-19 përmes projektit emergjent të Infrastrukturës Vitale për Ndërmarrje Publike”.


“Kryeministri Kurti shtoi se mbështetja e partnerëve ndërkombëtarë ka qenë kruciale në ballafaqimin tonë me pandeminë, si rezultat i të cilit, së bashku me masat e qeverisë kundër pandemisë dhe Pakon e Ringjalljes së Ekonomisë, presin një rritje dhe performancë pozitive ekonomike në muajt në vijim. Gjatë bisedës, u vu theksi te bashkëpunimi potencial drejt digjitalizimit, ndërlidhjes së aftësimit profesional me tregun e punës, burimeve të ripërtëritshme dhe efiçiencës së energjisë”, thuhet në njoftim.

Më tej, në njoftim thuhet se u diskutua edhe për strategjinë e re 5 vjeçare të BERZh-it për Kosovën.

“Vëmendje e theksuar iu kushtua edhe planit për zhvillimin e sektorit privat. Duke marrë parasysh ekspertizën e Bankës dhe stabilitetin e tanishëm institucional në vend, kryeministri Kurti theksoi se ky plan do të kontribuonte në përmbushjen e qëllimeve afatgjate të Qeverisë dhe të përshpejtojë ringjalljen ekonomike nga pandemia”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Theret me thikë një person te Liqeni i Batllavës në Orllan

Theret me thikë një person te Liqeni i Batllavës në Orllan

Kronika e Zezë
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori