LAJMI I FUNDIT:

Kurti: Prioritet i qeverisë së re, forcimi i shtetit dhe zvogëlimi i pushtetit

Kurti: Prioritet i qeverisë së re, forcimi i shtetit dhe zvogëlimi i pushtetit

Lideri i lëvizjes Vetëvendosje dhe kandidati për kryeministër të Kosovës, Albin Kurti,  para studentëve ndërkombëtarë nga Universiteti i Vjenës dhe Venedikut, ka prezantuar programin zhvillimor te LVV-së, që në qendër ka krijimin e vendeve të reja të punës dhe shtetndërtimin demokratik ku ka sundim të ligjit.

Kurti në një prezantim që mbajti gjatë javës para 120 studentëve ndërkombëtarë nga Universiteti i Vjenës dhe ai i Venedikut ka folur për situatën aktuale politike në vend, duke sqaruar rëndësinë e zgjedhjeve të 6 tetorit, arsyet e vonesës për formimin e institucioneve të reja dhe përpjekjet që po bëhen për formimin e tyre.


Sipas njoftimin të LVV-së, Kurti ka paraqitur para studentëve programin zhvillimor te Lëvizjes që në qendër ka krijimin e vendeve të reja të punës dhe shtetndërtimin demokratik ku ka sundim të ligjit.

“Prioritet i qeverisë së re se do të jetë forcimin i shtetit dhe zvogëlimi i pushtetit”, theksoi ai, përcjell Telegrafi.

Studentët parashtruan pyetjet që zgjeruan diskutimin mbi pikat programore të Lëvizjes Vetëvendosje,  që lidhen me ekonominë dhe investimet, drejtësinë dhe procesin e vetingut si dhe edukimin dhe sistemin dual të arsimit. Ata u interesuan edhe për qëndrimet e Lëvizjes për çështje të caktuara ndër vite, për hapat konkret të Lëvizjes si udhëheqëse e qeverisë së ardhshme, si dhe për marrëdhëniet dhe politikat që bashkojnë komunitetet e ndryshme në Kosovë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

Siguri
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Kronika e Zezë
Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Plagoset një person në Dragash

Plagoset një person në Dragash

Kronika e Zezë
Kalo në kategori