Një zëdhënës i Bashkimi Evropian ka thënë të premten se çdo vendim për çfarëdo ndërtimi përgjatë lumit Ibër – i cili e ndan Mitrovicën në jugun e banuar me shqiptarë dhe veriun e banuar me serbë – duhet të merret me kujdes dhe në mënyrë gjithëpërfshirëse, me përfshirjen e plotë të të gjitha komuniteteve të prekura.
Autoritetet kosovare synojnë t’i ndërtojë dy ura në të dy krahët e urës kryesore mbi lumin Ibër.
Lëvizja Vetëvendosje, e udhëhequr nga kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, publikoi të enjten një fotografi e cila tregon se si do të dukeshin këto dy ura.
Siç shihet në fotografitë e publikuara, urat e reja do të ndërtoheshin në anën e majtë dhe të djathtë të urës kryesore, e cila është pjesë e Marrëveshjes midis Kosovës dhe Serbisë për lirinë e lëvizjes, të arritur në Bruksel si pjesë e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve.
“BE-ja nuk është në dijeni të këtij projekti dhe as nuk është e përfshirë në të”, thuhet në përgjigjen e zëdhënësit të bllokut për Radion Evropa e Lirë.
Ndërtimi i dy urave të reja mbi Ibër është planifikuar në bazë të një memorandumi bashkëpunimi midis Ministrisë së Infrastrukturës së Qeverisë së Kosovës dhe komunave të Mitrovicës së Veriut dhe asaj të Jugut.
Të mërkurën, ministri në detyrë i Infrastrukturës, Liburn Aliu, njoftoi se nënshkroi një “memorandum për mbështetje të projekteve të infrastrukturës midis Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe të dy komunave me kryetarin e Komunës së Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq dhe nënkryetaren e Komunës së Mitrovicës së Jugut, Ariana Tahiri, në prani të ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.
Ai tha se kjo po bëhet “për një qytet më të lidhur, funksional dhe më të mirë për të gjithë qytetarët”.
Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve të Kosovës që gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar – reagoi një ditë më parë, ndër të tjera, edhe lidhur me ndërtimin e këtyre dy urave, duke thënë se Kurti “po e zbaton me shpejtësi dhe pa asnjë fshehje planin për spastrim etnik të popullit serb nga territori i Kosovës”.
Ura kryesore mbi Ibër – e cila e ndan Mitrovicën në pjesën jugore me shumicë shqiptare dhe pjesën veriore me shumicë serb – është e hapur vetëm për këmbësorët.
Njoftimi i Qeverisë së Kosovës në korrik të vitit të kaluar se planifikon ta hapë këtë urë për trafik ngriti tensione dhe shkaktoi reagime nga bashkësia ndërkombëtare.
Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, është i vendosur në këtë urë. KFOR-i i tha Radios Evropa e Lirë asokohe se çdo vendim për hapjen e urës duhet të merret brenda kornizës së dialogut Kosovë-Serbi, i cili zhvillohet përmes Bashkimit Evropian.
Në të kaluarën, Bashkimi Evropian gjithashtu kujtoi se çështja e hapjes së urës ishte tema e dialogut midis Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve dhe se për këtë arsye të gjitha vendimet duhet të merren brenda dialogut me pjesëmarrjen e delegacioneve zyrtare të Prishtinës dhe Beogradit./Radio Evropa e Lirë
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Presidentja Osmani kërcënohet përmes një emaili

Zjarri bën shkrumb depot në Lipjan – Policia e cilëson “zjarrvënie”

Zjarr në një banesë në Prishtinë, afër Parkut të Qytetit

Avokati Ibrahimaga: Vendimi i Supremes është final – Qeveria nuk mund ta ankimojë

“Më e keqja na ndodhi të dyja motrave” – Rrëfimi rrëqethës i një të mbijetuare të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë

Vdekja e 24 vjeçarit i cili ra nga lartësia e hotel "Grand", deklarohen nga Prokuroria

Shitet shtëpia me sipërfaqe prej 360 m² në lagjen Pejton në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Partnerë në elegancë: Telegrafi dhe Melodia Px ofrojnë 4 kravata Pierre Cavelli për vetëm 19.95 euro!

Kompletohu dhe shkëlqe në mbrëmjen e maturës me marrëveshjen mes Telegrafit dhe Melodia PX!

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
Më të lexuarat

Pas aktgjykimit të Kushtetueses, reagon Vetëvendosje

Trump po planifikon marrëveshje 30 miliardë dollarëshe për një program bërthamor me Iranin?

Viktimë e shantazhit seksual online, rrëfimi i 48-vjeçarit: Më kërkuan para për të mos publikuar video intime

A ju kujtohet 'stadiumi fantazmë' që kishte filluar të ndërtohej para 15 vitesh? Shikoni çfarë po i ndodh sot

Stuhi të fuqishme me breshër godasin Tirolin e Austrisë, raportohet për dëme të shumta materiale

Ky është interpretimi i Kushtetueses për votim të hapur apo të fshehtë