LAJMI I FUNDIT:

Kurti: Po rritje të pagave, mirëpo jo sa rritja ekonomike

Kurti: Po rritje të pagave, mirëpo jo sa rritja ekonomike

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se do të ketë rritje të pagave, mirëpo sipas tij kjo nuk mund ta ndjek rritjen ekonomike.

Kurti në seancën plenare të Kuvendit është shprehur se Kosova ka shënuar rritje ekonomikë prej 9.9 për qind, përcjell Telegrafi.


“BQK ka konstatuar rritje ekonomike prej 9.9 për qind, me këtë rast në tremujorin e dytë të vitit që shkoi ka qenë 16 për qind. Ndonëse pagat në Kosovë duhet dhe do të rriten, ato nuk mund ta ndjekin rritjen ekonomike dhe në anën tjetër pagat mund ta ndjekin rritjen ekonomike vetëm atëherë kur kemi papunësi të ulët”, tha Kurti. /Telegrafi/