Kryeministri Albin Kurti, është deklaruar para fillimit të seancës së Kuvendit.

Kurti u shpreh se po bëhen përpjekje maksimale për zgjedhjen e Presidentit.


Ai ka theksuar se pjesëmarrja e opozitës në këtë proces është obligim kushtetues.

“Jemi duke bërë përpjekje maksimale, po e shohim a po vinë deputetët e opozitës që e kanë obligim kushtetues të vinë dhe të marrin pjesë”, ka thënë Kurti.

Megjithatë, ai nuk ka dhënë përgjigje kur është pyetur nëse do ta përkrahin emrin e Vjosa Osmani për këtë post. /Telegrafi/