LAJMI I FUNDIT:

Kurti: Plani i zbatimit të marrëveshjes duhet të diskutohet në Ohër, nuk varet nga unë nëse do të ketë sukses apo jo

Kurti: Plani i zbatimit të marrëveshjes duhet të diskutohet në Ohër, nuk varet nga unë nëse do të ketë sukses apo jo

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është deklaruar për takimin e 18 marsit që do të mbahet në Ohër.

I pyetur nga gazetarët për deklaratën e fundit të emisarit të BE-së, Miroslav Lajçak i cili tha se “nuk ka marrëveshje nëse nuk formohet Asociacioni”, Kurti tha se duhet diskutuar për planin e zbatimit të marrëveshjes që janë pajtuar në Bruksel.


Lajçak: Nuk ka marrëveshje nëse nuk formohet Asociacioni
Lexo po ashtu Lajçak: Nuk ka marrëveshje nëse nuk formohet Asociacioni

“Ne jemi dakorduar për propozimin evropian me iniciativë franko-gjermane dhe të mbështetur nga SHBA-të dhe Italia, aty janë 5 fjali në preambulë janë 11 nene gjithsejtë. Le ta diskutojmë planin e zbatimit. Unë e kuptoj që Serbia shtynë shumë për çështjen e Asociacionit, ajo është në nenin 10, në fakt kur kam shikuar tash së fundmi bashkë me konkluzionet që janë bërë në Bruksel del se që nga 2 korriku i vitit 2011 deri më 25 gusht të vitit 2015 janë 39 marrëveshje gjithsejtë dhe Asociacioni përbënë 6 pikat e para të një marrëveshje 15 pikëshe e cila është e 16 prej 39”, tha Kurti.

Kryeministri theksoi se ne e dimë qëndrimin e Serbisë.

“Ne e dimë qëndrimin e Serbisë por unë duhet ti referohem asaj që i jemi marrë vesh. Plani i zbatimit duhet të diskutohet në Ohër e mbase jo vetëm në Ohër . Unë jam optimist, por tash se a do të ketë sukses apo jo e dini që nuk varet prej meje. Unë kam ofruar që ta nënshkruajmë propozimin evropian por pala tjetër nuk ka qenë e gatshme e ka refuzuar”, tha Kurti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori