LAJMI I FUNDIT:

Kurti: Për herë të parë Kosova ka qeveri pa lidhje me krimin, sikur t’i kishim prokurorët më të guximshëm e gjykatësit më punëtorë

Kurti: Për herë të parë Kosova ka qeveri pa lidhje me krimin, sikur t’i kishim prokurorët më të guximshëm e gjykatësit më punëtorë

Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar të premten se Kosova për herë të parë tani ka qeveri pa kurrfarë lidhjesh me krimin e organizuar dhe pa frikë ndaj tij.

Përkundrazi tani sipas tij, është krimi i organizuar që tmerrohet nga qeveria: “ose ikin ose dorëzohen”.


Këto deklarime Kurti i ka bërë në festën e fundvitit me prodhime vendore organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje.

“Eh, vetëm sikur edhe prokurorët sikur t’i kishim pak më të guximshëm edhe gjyqtarët t’i kishim pak më punëtorë, nga kampionë ballkanikë siç jemi do të mund të bëheshim kampionë evropianë”, ka thënë kreu i ekzekutivit kosovar.

Ai më tej ka folur edhe për sukseset e vitit 2023 të qeverisë që udhëheqë.

Sipas tij, të dhënat e ekonomisë në Kosovë tregojnë se ka vend për optimizëm.

“Jemi vendi me rritje ekonomike më të madhe në rajonin tonë. Natyrisht, e dimë se ka edhe vështirësi, sepse ne e kemi nisur prej një starti shumë të ulët, jo prej zeros po prej minusit. Por, ka edhe arsye për festë”, ka deklaruar Kurti.

“Sepse ishte vit i qeverisë sonë progresiste me stabilitet institucional, që anti-korrupsionin e bëri rritje ekonomike, kurse lirinë për qytetarët e bëri zhvillim shoqëror. Pikërisht besimi i publikut në qeverisjen demokratike solli edhe dividendë ekonomike për shtetin dhe për popullsinë”.

Më tej, ai është shprehur se progresi nuk ka pasur dysheme, “sepse Kosovën na e patën lënë në bodrum”.

“Sot, progresi ynë nuk ka tavan. Kur rritesh, rriten edhe mundësitë për t’u rritur. Buxheti në vitin e ardhshëm 2024 është 35% më i lartë sesa ai në vitin 2021. E në vitin e ardhshëm Bruto Produkti Vendor do të jetë mbi 10 miliardë apo 50% më e lartë se para tri vjetëve”.

Ka thënë se ndryshime si këto bëhen me njerëz që kanë zell, për të mos u ndalur asnjëherë e deri në fund.

“Për të marrë përgjegjësinë e qeverisjes dhe sidomos pas marrjes së saj. Qeveritë e tilla i dalin hakut popullit. E tillë është qeverisja jonë sepse të këtillë na do neve populli. Ju faleminderit për mbështetjen e vazhdueshme që na ka bërë të pandalshëm”.

“Sot, jemi të vendosur si ditën e parë në detyrë dhe si ngahera, që të bëjmë çdo gjë të nevojshme që jetët e secilit shtetas të Kosovës dhe të secilit njeri që jeton në Kosovë, të ndryshojnë pozitivisht në aspektin ekonomik e që vendi ynë të ecë përpara me ritme gjithnjë e më të shpejta drejt zhvillimit”.

Për këtë arsye Kurti ka thënë se edhe buxheti i Kosovës është rritur nga viti në vit, duke kapur rekord jo vetëm në shifrën nominale, por edhe rekord të rritjes së tij.

“Një pjesë e madhe e buxhetit, afër 900 milionë euro, do të jenë të dedikuara për investime kapitale gjatë vitit 2024. Këto do të jenë në funksion të ndërtimit të infrastrukturës më moderne që e ka pasur ndonjëherë Kosova. Këto gjithashtu përveç rrugëve e autostradave do ta lidhin Kosovën edhe me shumë vendet të tjera posaçërisht me vendet fqinjë ku do të kemi edhe investime për rrjetin hekurudhor modern, që na bën pjesë të hekurudhave evropiane, si dhe për telekomunikacion me rrjetin 5G, apo për energji diellore, me parqe diellore, pra me energji të qëndrueshme e të ripërtrishme”, ka deklaruar ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Lajme
Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Komunat
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Lajme
“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

Siguri
Zëdhënësi i Qeverisë i kundërpërgjigjet Listës Serbe: Kamerat në veri janë në shërbim të sigurisë publike

Zëdhënësi i Qeverisë i kundërpërgjigjet Listës Serbe: Kamerat në veri janë në shërbim të sigurisë publike

Lajme
Kalo në kategori